Prokurorja Ristevska: Veprimet individuale nuk i karakterizojnë veprimet e PSP-së

“Në emër të të gjithë prokurorëve që qëndrojmë mbrapa meje dhe në emër të të gjithë ekipit hetues, dua të ju garantoj se interes kryesor është ruajtja e integritetit të PSP-së dhe se gjithmonë ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në nivel të detyrës që ta hetojmë krimin”, deklaroi sot prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se bashkë me të gjithë prokurorët qëndrojnë mbrapa të gjithë punës që PSP e ka mbaruar, por edhe mbrapa procedurave gjyqësore të cilat kanë filluar që të mbarojnë me aktgjykime.

“Qëndrojmë mbrapa punës që e kemi kryer dhe ju garantoj se në të gjitha lëndët është vepruar në mënyrë profesionale dhe nuk janë rrezikuar procedurat. Interesi ynë kryesor është ruajtja e integritetit të PSP=-së dh gjithmonë kemi vepruar në nivel të detyrës për përballje me krimin. Me kujdes i ndjekim ndodhitë dhe jemi njëjtë të shqetësuar, por njëkohësisht ftojmë që të respektohet prezumimi i pafajësisë, theksoi Ristovska.

Në lidhje me kryeprokuroren Katica Janeva, ajo tha se nuk ka informacione dhe se për detaje duhet të drejtohemi te Prokuroria për Krim të Organizuar.

“Nuk kam informacione nëse prokurorja speciale, Katica Janeva është përfshirë në hetim. E kërkojmë besimin e qytetarëve dhe veprimet e individëve nuk i karakterizojnë veprimet e të gjithë neve që punojnë me integritet të lartë profesional. Apeloj që të pastrohen të gjitha ndodhitë që edhe më tej PSP të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale”, shtoi Ristovska.

Ndryshe, Publiku në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është i shokuar nga rasti djeshëm që ndodhi në dhe rreth Prokurorisë Speciale Publike: Dorëheqjen e prokurores Katica Janevës, 10 orë pas së cilit akt i është konfiskuar edhe telefoni, për siç konfirmuan sot nga Prokuroria Themelore Publike, “për aktivitete të mëtutjeshme për lëndën” të cilin e hapi dje Prokuroria Themelore Publike për rastin e reketimit të biznesmenëve nga dy të dyshuarit Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button