Vazhdimi i koalicionit, ka pasur marrëveshje paraparake mes Ahmetit dhe Gruevskit

Vendimi për vazhdim të koalicionit mes Gruevskit dhe Ahmetit, për ekspertët e çështjeve politike Albert Musliu dhe Ismet Ramadani, ishte marrëveshje paraprake, rezultatet e të cilës do ti shohim ditëve të ardhshme.

Musliu na tha se debati që prej fillimi na udhëzonte në atë se qeveria nuk do të bie. Koncentrimi i debatit ishte më shumë intraetnik sesa kundër VMRO-së.

“Objektivisht ka pasur marrëveshje, Qeveria nuk ka ngelur si ekzistencë pa marrëveshje, dhe orientimi i deputetëve që ta votojnë qeverinë është rezultat i ndonjë marrëveshje. Këto retorika folklorike tek ne më janë bërë edhe joserioze. Për mua javët e ardhshme do të shihet ku ka qenë marrëveshja” thekson Musliu.

Për shumë shqiptarë sipas Musliut ishte shqetësues votëbesimi për vazhdimin e koalicionit.

“Lidhur me atë se ngeli Qeveria për një numër të madh të shqiptarëve ishte shqetësuese dhe nëpër opinion lëviznin shumë teori se çka mund të bëhet, dhe veçanërisht konkluzioni i fjalimit të fundit të Gruevskit ishte shqetësues për të gjithë, se ato pikat kryesore për të cilat u rritën konkluzionet mes partnerëve të koalicionit, me deklaratat e kryeministrit u pa qartë se nuk ka ndryshim qëndrimesh te kjo punë. Për mua do të jetë me rëndësi se çfarë do të bëhet ditët e ardhshme, ata do ti reflektojnë veprimet e VMRO, nëse reflektohen atëherë nuk mund ta kuptojë vendimin për të vazhduar qeveria” tha Musliu.

Edhe për Ismet Ramadanin, vendimi i djeshëm dëshmon  se kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionoj me një qeveri të cilën Gruevski do ta udhëheq ashtu siç të dojë vetë, dhe një pjesë e Qeverisë e cila do të bindet normal udhëheqjes së tij.

“Kjo Qeveri do të vazhdojë të funksionoj me një qeveri të cilën Gruevski do ta udhëheq ashtu siç të dojë vetë, dhe një pjesë e Qeverisë e cila do të bindet normal udhëheqjes së tij. Por ajo është me rëndësi se kjo qeveri do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të ndarë sa i përket çështjeve nacionale, ndërsa do të bashkëpunojë në çështje të cilat janë në interesa të konjukturave partiake. Unë mund  të them se debati i djeshëm sa i përket partnerëve të koalicionit është një farsë, për faktin se ata gjatë diskutimeve nuk u kundërshtuan, këtë bëri më së miri në fund kryeministri Gruevski, ku edhe një herë u bëri me dije BDI-së dhe shqiptarëve se ka qëndrim të prerë kundër  një ligji që garanton dhe siguron përmirësime për ish ushtarët e UCK-së, edhe një herë jo deklarative po me porosi të qartë tregoi dallimet me BDI dhe disa çështje nacionale, jo në interes të shqiptarëve, siç janë shkollat” u shpreh Ramadani.

Ligji i Branitellave sipas Ramadanit, është ai i cili nëse tërhiqet nga loja do të humb vlerat e VMRO tek maqedonasit, ndërsa nëse votohet do t’ia humb vlerat BDI-së.

“Unë mendoj se ajo që do të ndodhë që mund të qoj deri në zgjedhje të parakohshme dhe parlamentare bashkë me ato lokale do të jetë ligji i Branitellave, dhe aty do të thyhen shtizat sepse tërhekja e VMRO nga ky ligj do të jetë humbje partiake e tyre para elektoratit ndërsa votimi eventual dhe kalimi i këtij ligji për BDI-në do të jetë humbje elektorale e saj, dhe këtu mendoj se është vështirë do arrihet ndonjë kompromis ose mund të vendoset që ky ligj të prolongohet më tutje dhe të dy partitë të dalin nga kjo situatë dhe vazhdon koalicioni me këto raporte e mos pajtime” tha Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button