Gostivar, dy vjedhje në vlerë prej 10 mijë eurosh

Dy vjedhje për një natë janë kryer në Gostivar, ku hajnat kanë marrë ar dhe para në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Vjedhja e parë ka ndodhur në fshatin Pirok, ku janë grabitur të holla dhe ar, vlera e të cilave sipas pronarit kushton rreth 6 mijë euro. Kjo vjedhje është paraqitur dje në polici, në momentin kur pronarët janë kthyer në shtëpi, dhe kanë hetuar se mungojnë gjithë ata gjëra.

Gjithashtu, një banor i Gostivarit me banesë në rrugën “Servet Bajrami” ka paraqitur në polici se i është vjedhur kuleta me deviza në shtëpi, ku i janë marrë 2550 euro dhe 200 franga zvicerane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button