Ngrohtë me temperatura deri 31 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë, përveç në viset perëndimore ku do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla mesatare lokale.

Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 29 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button