Udhëheqësi i 1TV, Boki 13, u ftua në bisedë Informative

Sot, udhëheqësi i 1TV, Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, u ftua në bisedë informative, në stacionin policor në Shkup, njofton Portalb.mk.

MPB ende nuk ka dhënë informacione shtesë se për çka është ftuar në bisedë informative. Megjithatë dihet se Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAAV) hapi procedurë kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 për të dytën herë, për të përcaktuar nëse është aksionar i fshehur në kompaninë që e ka në pronësi televizionin “1Tv”. Pronari i “1TV” është kompania “BJM Media Group”, në pronësi të Mile Jovanovski, babai i Boki 13.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button