Talat Xhaferi drejtuar Bekim Fazliut: Unë nuk jam Valon Bela

Pas reagimeve nga vendi të Bekim Fazliu në drejtim të Talat Xhaferit, ky i fundit nga foltorja porositi atë që të del dhe publikisht të thotë atë që ka për të thënë, e jo nga vendi, ndërsa gjithashtu përmendi edhe kërcënime që sipas tij i ka thënë Bekim Fazliu nga vendi.

“Po të isha në vendin e juaj do të sillesha shumë më ndryshe për shkak se nuk e dini a jeni PDSH apo jeni me Valon Belën, apo nuk e di me kë. Si e dyta, unë nuk jam Valon Bela, këtë e di, për këtë shkak atë që e thoni nga vendi, thoni në foltore, për kërcënimet nuk ka problem” – tha Xhaferi në kundërreplikë ndaj Bekim Fazliut.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas fjalimit të ministrit të ekonomisë Valon Saraçini i cili në fillim të fjalimit është kthyer në drejtim të deputetëve të PDSH-së duke iu thënë se është mirë që ulen në fund, afër derës sepse shpejtë do të dalin komplet nga Kuvendi. Ai gjithashtu akuzoi PDSH-në se ka realizuar dy projekte antishqiptare, kryqin në Vodno dhe projektin “Shkupi 2014”. Qasja e tillë e ministrit ngriti në këmbë deputetët e PDSH-së të cilët ndërhynin me fjalë nga vendi, ndërsa në kundërreplikë Ziadin Sela e quajti ministrin debil që nuk ka lidhje me ekonominë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button