“Scardina Fest” po e gjallëron Tetovën

Tashmë rrjedh dita e katërt e “Scardina Fest”, më saktësisht ditët e kulturës në Tetovë. Festivali do të vazhdojë deri më 10 tetor. Deri më sot në kuadër të festivalit janë mbajtuar aktivitete të ndryshme si ekspozitë me piktura të artistes tetovare Zarije Amdiu në Galerinë e qytetit trasmeton Shqipmedia. Duke vazhduar më pastaj në ditën e dytë me debat në hapsirat e QBB LOJA, mbi jetën kulturore në qytetin e Tetovës.

Aty ishin prezentë figura kyçe të jetës kulturore në qyetet, dhe shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e ofertave kulturore dhe kritikës në përgjithësi. Të gjithë së bashku ndanë mendim për një takim të ardhshëm ku do hartohej një plan për të kontribuar në përmirësimin e jetës kulturorë në qytet.

Siç transmeton shqipmedia, dita e tretë u shënua me “Mbrëmjen e poezisë” ku u lexuan poezi nga poet të ndryshëm shqiptar dhe maqedonas , në hapsirat e Galerisë së Arteve të qytetit. Interesi i publikut tetovar ishte në nivel në të gjitha netët e deritanishme.

Festivali vazhdon më tej ashtu që ditën e premte kishte aktivitete për fëmijë parashkollor në Këndin Amerikan në Tetovë. Per te premten ne mbrëmjen eshet rezervuar koncert me muzike kamertale në hapsirat e QBB LOJA, ku do të luhet në kitarë, falutë ,fagot dhe klarinet, nga ana e artistëve : Lejla Beqiri, Borce Naumoski, Pëllumb Vula dhe Meriton Ferizi.

E shtuna vazhdon me projektim videosh në hapsirat e muzeut të partisë komuniste në Tetovë.
E hëna na pret me një mbrëmje solemne, me cka do të bëhet hapja e Festivali të Filmit të Ri Gjerman, hapja do të bëhet nga ana e ambasadorit të Gjermanisë në Maqedoni, dhe figura të tjera relevante në vend.

Hapja do bëhet me projektimin e filmit më të suksesshëm dhe me më shumë cmime të fituara si produksion gjerman “Shqiptari” nga Johannes Naber. Programi i filmit në Qendrën për kulturë do të vazhdojë deri në 10 tetor kur dhe perfundon Scardina Fest 2012. Pjesëmarrja në të gjitha aktivitetet e lartëpërmendura është e lirë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button