Shpallen datat e dhënies së çmimeve Nobel për vitin 2012

Fituesit e çmimeve Nobel për vitin 2012 do të shpallen javën e ardhshme, ndërkohë që ekzistojnë parashikime shumë të afërta për disa fitues, emrat e të cilëve pritet të shpallen më 11 tetor.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe romancieri japonez Haruki Murakami janë dy garuesit më të fuqishëm për çmimin Nobel në Letërsi.

Shanset që Kadare të fitojë Nobelin për Letërsi 2012 janë bërë të prekshme. Të dy shkrimtarët më të përfolur të garës për çmimin Nobel vihen për herë të dytë në garën e një çmimi të rëndësishëm. Hera e parë ka qenë kur konkurruan për çmimet “Asturias” në Spanjë: Për këtë çmim ishin nominuar emra të mëdhenj të letërsisë botërore, mes të cilëve edhe shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare që u shpall fituesi.

“The Guardian” ka dhënë lajmin e shkrimtarëve që kryesojnë top-listën e Çmimit Nobel 2012 për Letërsi. Shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare kryesojnë listën. Haruki Murakami është në krye të Listës dhe sipas The Guradian është një konkurrues i fortë. The Gurdian ka mbajtur anën e tij duke komentuar se “japonezi është autor i disa titujve të njohur, dhe ka të gjitha shanset të fitojë për këtë vit çmimin Nobel”. Mirëpo kjo nuk i përcakton të gjitha shanset, sepse gjatë marrjes së çmimit Austrias për shkrimtarin shqiptar u tha se “Tani Ismail Kadaresë i ka mbetur pa marrë vetëm çmimi Nobel”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button