Të shtëna armësh në Haraçinë

Dy mjete dhe tre shitore janë dëmtuar gjatë incidentit të armatosur në fshatin e Haraçinës të Shkupit.

Sot në mëngjes, rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, një banor 35 vjeçarë i fshatit qarkullonte me “mercedes”, me ç’rast iu ndërpre rruga prej tre automjeteve, në të cilat ishin disa persona.

Ata filluan me të shtëna armësh drejt haraçinasit, i cili megjithatë, arriti të arratiset. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pas vizitës së ministres së Punëve të Brendshme, e cila u informua se situata në fshat është e qetë dhe se policia e atjeshme evidenton vetëm një numër të vogël të vjedhjeve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button