Rrahje mes shqiptarëve dhe maqedonasve në autobusin numër 22 (FOTO)

Autobusi i qytetit me numër 22 është demoluar sot në bulevardin “Arradhat Partizane”. Në orën 12:30 minuta, sipas MPB, janë rrahur dy grupe Maqedonas dhe Shqiptarë.

Në zënkë janë lënduar tre persona, nga të cilët një adoleshent dhe një grua, të cilët kanë udhëtuar me të njëjtin autobus. Ata janë dërguar në Spitalin e qytetit “8 Shtatori”.

Sipas dëshmitarëve, grupi i maqedonasve kanë hyrë në autobus tek poliklinika Gjorçe Petrov, gjatë rrugës kanë provokuar shqiptarët pas çka ndodhi edhe zënka.

Autobusit i janë thyer dritaret. Për momentin policia po heton rastin ndërs ka arrestuar disa persona. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button