Eliza Dushku në Tiranë: Letra ime e dashurisë për Shqipërinë

Tirana është kthyer në këtë javë të parë të tetorit, në qytetin e artit, modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Si asnjëherë më parë në sheshin “Skënderbe” janë mbledhur së bashku aktorë të Hollywoody-t, fotografë, modele e stilistë me famë botërore e arkitektë të njohur, e gjitha me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë këtij qyteti atë që meriton, më të bukurën në art, arkitekturë dhe urbanistikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me aktoren Eliza Dushku, fotografin Fadil Berisha modelen Lu Sierra, Ema Savah, me përfaqësues të studios “Grimshaw”, të cilët janë në kryeqytet për të sjellë detajet e para të projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës, kanë parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj, për terminalin e ri të pasagjerëve.

“Sot, në këtë pjesë të sheshit “Skënderbej” ndërthuret arti, arkitektura, kinematografia, pra shpirti i së bukurës i cili simbolizon më së miri kryeqytetin e shqiptarëve. Eliza Dushku, Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer kanë mbërritur në kryeqendrën e shqiptarëve, për të ndarë me ne, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, suksesin, famën dhe talentin e tyre. Të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës, historisë, kinematografisë, do të gjejnë atë që duan, në 24 aktivitetet që do të zhvillohen në datat 4, 5 dhe 6 tetor, në Tiranë”, deklaroi Basha, citon noa.al.

Kryetari i Tiranës theksoi se është rikthyer në Tiranë, ambasadorja më e shkëlqyer në botë e shqiptarëve, Eliza Dushku së bashku me Fadil Berishën dhe grupin tjetër të yjeve që morën pjesë në xhirimin e dokumentarit “Shqipëri e dashur”, i cili do të shfaqet në kinematë e kryeqytetit, duke filluar nga premiera e ditës së premte./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button