Gruaja rrihet me policinë

Policia e Gostivarit dje pasdite e arrestoi tridhjetë e tetë vjeçare E.K nënshtetase e Shqipërisë pasi sulmoi dhe ofendoi disa policë. Sipas policisë së Tetovës, gruaja e cila ka qëndruar në Dobri Doll të Gostivarit edhe më herët ka qenë e lajmëruar për vepra të tilla.

Marjan Josifovski, zëdhënësi i policisë së Tetovës thekson se dy policë e ndalën E.K dhe kërkuan letërnjoftimin,, për çka ajo u përgjigj se nuk ka, dhe gjoja u lajmërua tek një shoqe për t’ia sjellë.

Në ndërkohë me “golf” arriti B.S e cila u prezantua se është mikesha e saj. Të dyja filluan zënkën me policinë. Në zënkën gruaja iu hodh njërit polic dhe e godiste me duar dhe çantë, dhe filloi të arratiset. Por, për shumë kohë të shkurtër, dy dhunueset u përmbysën dhe u arrestuan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button