Berisha: Greva është politike

Kryeministri Sali Berisha komentoi grevën e urisë së ish-të përndjekurve. Ai e cilësoi grevën politike dhe tha se ata që deklarojnë se nuk kanë marë asnjë këst dëmshpërblimi, nuk thonë të vërtetën. “Me greva politike unë nuk negocioj”, tha Berisha. 

“Në rafshin politik është një grevë politike dhe unë respektoj cdo grevë të tillë. Kanë zgjedhur ish-studion e Kristaq Ramës mund të zgjedhin zyrën e Edi Ramës. Nga ata që janë aty, që të gjithë ata që kanë dorëzuar dokumentat në afatin e caktuar ligjor kanë marrë atë që u takon, kanë marrë këstin e dytë ata që janë mbi 65 vjet. Nuk kanë marrë asgjë ata që nuk kanë dorzuar në kohë dokumentat. Këto nuk më impresionojnë mua, unë kam respekt për kundërshtarin që proteston. Unë nuk negocioj kurrë me greva urie politike. Ju garantoj që ajo që u takon do t’u jepet sipas ligjit me apo pa greva”, tha Berisha.    

Në komunikimin me gazetarët kryeministri foli për një sërë cështjesh, ndërsa duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2013 ai deklaroi se do i verë fshesën Ramës dhe  Partisë Socialiste.  
 
“Problemin e zgjedhjeve të qershorit zoti Rama e ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare. Ka dale më moton “Fundërina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni të mundim Sali Berishën”. Duke qenë se zbatohet kjo moto imagjinoni ju se kë do të ketë përballë Sali Berisha në zgjedhje. Më duhet të them se këta nuk do të kenë për fat disaftën por fshesën, se ndaj tyre përdoret vetëm fshesa. Është ajo e famshmja e Marksit “Proletarë të gjithë vendeve bashkohuni”. Kurse ky “fundërina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni kundër Sali Berishës”. Dëshmojnë me këtë se nuk kanë asnjë alternativë, se janë në panic”, mbylli Berisha. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button