Zaevi e pranoi se u manipulua nga komikët rus: Unë jam në një shoqëri të mirë (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me skandalin me dy komikët rus, transmeton Portalb.mk. 

Ai e ka pranuar se ka rënë pre e manipulimit, të siç e quajti, një strukture të mirë organizuar anti-NATO ndërkaq, duke përmendur listën e të manipuluarve paraprak, tha: “Lista tregon se unë jam në një shoqëri të mirë”.

Më tej Zaevi nuk ka hezituar që një pjesë të përpjekjes siç e vlerësoi, të diskretimit medial, të kenë pasur ndikim edhe mediat, të cilat sipas tij, për çdo ditë shpërndajnë lajme të rreme dhe janë të njohura për qëndrimet me aspirata anti-NATO për të shpërndarë ndikim të palës së tretë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Për fat keq edhe unë u bëra pjesë e atyre personave të cilët në vitet paraprake janë mashtruar nga një strukturë mirë e organizuar. Ato janë struktura që dalin nga përfitimet dhe mjete të mira për taktikë të diskretitimit medial dhe ndikim medial, shpesh herë të drejtuara ndaj personave dhe shteteve me aspirata euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekjet për dëmtim direkt të interesave tona strategjike, që ta përfundojmë procesin tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Ato janë struktura të mirë organizuara për shpërndarje të ndikimit të palës së tretë. Ajo nuk është vështirë të vlerësohet, se ajo është ashtu, kur tashmë është e dukshme se manipulimi kur ato vijnë nga media, propaganda, me qëndrime të shprehura anti-NATO, kurse në vendin tonë të parat i kanë përcjell kanalet mediale të cilat për çdo ditë shpërndajnë të pavërteta anti-NATO dhe dezinformata. Në këtë rast metë e diskretitimit politik jam unë, por nuk jam i vetmi”, tha Zaevi.

Zaevi ka treguar se pjesa dërmuese e bisedës është autentike, përveç pjesës ku ai shpreh qëndrimet personale në lidhje me Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM)

“Një pjesë e bisedës është manipuluar, që nuk është autentik dhe janë vendosur në një kontekst me përfundime të pavërteta. E tillë është pjesa për çështjen e Kisha Ortodokse Maqedonase. Kjo është pjesa e bisedës ku është bërë intervenimi. Aty unë vetëm flas për përcaktimin tim që KOM-i të marrë autoqefalin”, tha Zaevi.

“Pjesa tjetër e bisedës vetëm i vërteton qëndrimet e mija të cilat unë i kam thënë edhe në publik”, tha Zaevi.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se pse shpërndan numra telefonësh të personave të caktuar, Zaev tha: “Nga ky proces po dalim më të përvojshëm, më të ditur”.

Përndryshe, Zoran Zaev tre herë ka biseduar në telefon me komikët rus, duke menduar se janë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Komikët rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus në një video të publikuar mbrëmë në Jutjub, e gjatë pothuajse 1 orë, ata kanë mbledhur tri biseda me Zaevin, të realizuara në gusht të 2018-s, janar të 2019-s dhe prill të 2019-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button