Largojeni peshën e tepërt, përgjithmonë!

Nëse jeni lodhur duke humbur peshë e duke e fituar atë përsëri, provoni këshillat e mëposhtme, të cilat nga rezultatet tregojnë se mund të jenë shumë efikase.

1. Mbani një ditar ushqimi

Të paktën 5 ditë, deri një javë, mbani një laps dhe një letër në dorë dhe shkruani çdo gjë që hani, sa hani, kur dhe ku duhet t’a hani, dhe më kë ishit kur e hëngrët. Mundohuni t’i shkruani këto gjatë kohës që hani. Shumë njerëz mendojnë se kur mundohen të kujtojnë diçka që hengrën që ta shënojnë në fund të ditës, ata e harrojnë atë. Ka pasur dhe nga ato njerëz që kanë thënë që nuk kanë ngrënë vetëm sepse nuk dëshironin ta shënonin në letër. Jini tërësisht e ndershme me veten tuaj. Nuk keni pse t’ja tregoni ndokujt rezultatet. Ky ditar do të ju shërbejë që në fund të ditës të shihni se sa kalori keni konsumuar dhe se a e keni tejkaluar nivelin e duhur të kalorive.

2. Mos hani shumë pak

Dietat me shumë pak kalori, mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por janë shumë të vështira për t’jumbajtur aktiv gjatë ditës dhe në këtë mënyrë nuk do ta keni aspak të vështirë që shumë shpejt t’I ktheni kilogramët e humbur. Gradualisht do të lodheni dhe do të irritoheni,do të humbni energjinë për ushtrime, dhe njerëzit nuk do të donin të hanin me ju përshkak të listës së gjatë të ushqimeve që nuk mund të hani në një drekë në restorant, apo dhe në shtëpi.

3. Mos e tejkaloni mëngjesin

Nuk është shaka kur thonë që “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Studimet tregojnë se kush e lë vaktin e parë, përfundon duke ngrënë më shumë kalori gjatë ditës dhe bëjnë zgjedhje më pak të shëndetshme. Mundohuni të hani të paktën 3 vakte në ditë. Do të ishte mirë që t’i ndanit vaktet në 6 vakte të vogla në ditë, kjo e mban metabolizmin dhe nivelin tuaj të sheqerit të rregullt.

4. Të freskët gjatë ditës

Ushqimet e paketuara zakonisht ulin vlerat ushqyese të ushqimeve dhe rrjedhimisht rrisin kaloritë. Shoqata dietike amerikane rekomandon 3-5 shërbime nga frutat dhe perimet në ditë. Nuk keni kohë për ushqime “shtëpie”? Përgatitini në fund të javës, që gjatë javës thjesht vetëm t’i ngrohni ato.

5. Hidratohuni që të humbni peshë më shpejt

Pini ujë, kafe, çaj ose lëngje frutash të freskëta. Duke përfshirë ujin e “fshehur” që ndodhet në ushqime, së paku 2,5 l në ditë. Sa ujë duhet të pijmë? Në përgjithësi duhet të pini aq ujë në ditë sa urina juaj të jetë gati e qartë.

6. Hani më pak, ushtroni më shumë

Gjëja e mirë e dietave është se ju tregojnë ku duhet të ndaloni së marruri numrin ekstra të kalorive. Shumë njerëz, hanë thjesht nga shprehia, edhe nëse nuk janë të uritur. Prandaj, ju duhet të filloni dhe një program fitnesi. Shumica prej jush mund të thoni “nuk kam kohë sepse…por, pyeteni veten: “Sa energji më tepër do të kisha nëse nuk do të kisha këto ekstra kilogramë? Sa gjëra do të shijoja dhe do të ndjehesha mirë nëse do kisha një trup të shëndetshëm”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button