Ja se çfarë nuk i thuhet partnerit gjatë..

Intimiteti është diçka që të krijon kënaqësi dhe emocione, por ndonjëherë mund të ndodh që për shkak të ndonjë fjale të gabuar çdo gjë të kuptohet gabimisht. Lexoni më poshtë se çka duhet të flisni në krevat, e çka jo.

Në një lidhje është shumë e lehtë që gjërat të shkojnë në drejtim të gabuar dhe ajo që më së shumti e ndihmon një gjë të tillë është jo sinqeriteti dhe heshtja. Komunikimi është shumë i rëndësishëm gjatë marrëdhënieve , ashtu siç është i rëndësishëm edhe për  çdo segment të jetës. Ja katër arsyet pse duhet që në mënyrë të sinqertë t’i qaseni jetës suaj në çift, që të mund të kënaqeni gjatë marrëdhënieve.

Mos u ankoni për pamjen tuaj
Gjëja e fundit në listën e fjalëve që duhet thënë gjatë intimitetit është që të ankoheni për trupin tuaj. Ai nuk është momenti kur ju duhet ta shprehni pakënaqësinë për pamjen e juaj fizike, pasi që edhe partneri juaj do të fillojë t’ju perceptojë si e tillë. Prandaj, mbajini ato mendime për vete ose edhe më mirë, largojini ato nga koka dhe thjeshtë, kënaquni!

Jini të sinqertë
Mos e ndryshoni temën dhe mos heshtni në qoftë se ndonjë pozitë e caktuar nuk ju pëlqen. Në këtë mënyrë shumë më pak do të kënaqeni, ndërsa partneri do të mendojë se ju e keni mirë. Në qoftë se në mënyrë të butë i thoni se çka ju pëlqen, ai do ta respektojë më shumë atë.

Mos aktroni
Femrat ndonjëherë mund të ndodh që të aktrojnë orgazëm sepse nuk dëshirojnë që ta lëndojnë partnerin. Mendoni se a e dëshironi një gjë të tillë në jetën tuaj intime, sepse mund ta humbisni afërsinë që e keni me partnerin ndërsa ndjenjat negative të akumuluara me kohë mund t’ju shpërthejnë një ditë.

Mos u pajtoni me diçka që nuk ju konvenon
Në një çift ku ka dashuri partnerët kanë dëshirë të kënaqin njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që duke heshtur duhet të pranohet çdo propozim, vetëm për ta kënaqur partnerin. Nuk është e shëndetshme që tek ju të mblidhen frustrime të ndryshme, e në qoftë se nuk jeni të gatshëm për disa gjëra, shpjegojini partnerit se në ardhmëri mund të jeni të gatshëm për eksperimente të tilla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button