BE, bre!

Kuptimi i domethënies së emrit Evropë nga ana e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, kalonte nëpër disa faza. Ashtu disi siç rriteshim ne, ajo ndryshonte. Kështu, në fillim, ajo simbolizonte diçka të ëmbël. Kur për herë të parë dëgjuam për Evropën, për shumicën prej nesh ajo asoconte në prodhimet nga fabrika e çokollatave “Evropa”.

Pastaj, në shkollë, mësonim se Evropa është një personazh edhe femëror edhe mitologjik, që përmendej në “Iliadën” e Odiseut dhe te Herodoti. Atje mësonim se ajo, në fakt, kishte qenë viktimë e dhunës në familje, rrëmbimit – por edhe kishte ikur e ishte fshehur! Atëherë më nofka e saj, për gjeneratën tonë, ishte “BE” dhe pikërisht ajo konsiderohej se ishte mbretëria të cilën e këndonte Branko Kokica: Në botë ekziston një mbretëri, në të mbretëron miqësia…përsëri na shkonte mendja te çokollatat, sepse aty shtëpitë ishin: nga çokollata, me dritare nga marmelata. Në të vërtetë, edhe atëherë kishte disa njerëz të vjetër, kryesisht komunistë nga Greqia dhe ballistë nga Shqipëria, të cilët kishin qenë të mashtruar pikërisht nga Evropa. Të tillët, nëpërmjet  të emrit Evropë na e shpjegonin dallimin semantik mes fjalëve “lavire” dhe “kurvë”, diçka kjo që ne, sipas tyre, do të duhej ta dinim që nga vitet e hershme të pubertetit. Por, ne nuk i dëgjonim ata, ne e dëgjonim Toto Kotunjo-n.

Pas disa viteve, për shkak të luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, për pak do t’i dëgjonim ata pleqtë e çmendur, sepse Evropës i ishin vonuar. Ashtu sikur pas çdo vonese, kur bëhet fjalë për personazh femëror, normal që dyshonim, qoftë edhe kur kjo kishte të bënte për zonjë mitologjike apo çokollatë. Por, prapëseprapë, ajo te ne erdhi në kohë, në vitin 2001. Ne vazhduam të  mendonim mirë për të dhe që atëherë, ajo për ne mbeti një zonjë e qëndrushme. Edhe pse, ndonjëherë, për shkak të vijës së saj greke, që nga Homeri e këndej, na vinin mendime të këqija për të. Prapëseprapë, ajo ishte dhe mbeti zonja fisnike dhe bujare, e cila na ndihmonte dhe na ndihmon, në mënyrë të sinqertë dhe e cila na premtoi se do të na bëjë me shtëpi. Ndoshta nuk besonim shumë tek ajo, aq sa besonim në shtëpinë tonë, pasi që jemi këtu dhe përveç se me të, nuk kemi tjetër shtëpi të premtuar. Ajo, mes gjërave tjera që i bën për ne, na mban vetë neve, këtu brenda, së bashku. Kështu, fushata e vetme e përbashkët politike i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë, është pikërisht vardisja ndaj kësaj zonje.

Pas disa viteve, përsëri lindën dyshime. Dhe përsëri për shkak të vonesës. Por, shpresa u kthye atëherë kur kjo punë kaloi në, ashtu mendonim atëherë, duart  e vërteta femërore. Ndoshta jo çokollatë, por së paku hallvë do shkon puna, mendonim atëherë. Kishim një përputhje tamam: zv/kryeministre femër, me “EU” në vetë emrin e saj – tEUta!

Tani është viti 2012, dhe tani më çdo gjë është e qartë, kur ja, vetë ajo,  zv/kryeministrja ju jep dëshmi disa rretheve në Evropë, të rinj apo të vjetër, se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë përputhje tjetër. E ajo është se shumica e filozofëve antikë, të cilët e kishin përsosur zanatin e demagogjisë, sofistët, në fakt janë lindur këtu diku, nëpër Maqedoni! Kështu, dikush i cili ende e merr për seriozisht zv/kryeministren dhe përkthen çdo gjë që ajo flet për Evropën dhe euro integrimet, do të zbulojë se bëhet fjalë pikërisht për atë:  demagogji e afërt me sofizmin. Fjalët e thëna në tribunën me titull “Shqiptarët në Maqedoni dhe BE” ishin mu kjo. Ajo që filozofët sofistë ishin në raport me shkollat antike të filozofisë, tani si duket është Teuta Arifi në raport me atë që e kanë pritur njerëzit këtu: një karikaturë e përshtatur metodologjikisht, e dashurisë së vërtetë ndaj urtësisë!

Këtu, njerëzit me të vërtetë dhe në mënyrë thelbësore e duan Evropën, para së gjithash, për shkak të asaj se vet ne jemi Evropa. Edhe atë prej shumë kohësh. Ja, vitin e themelimit të fabrikës mund ta shohim: 1884! Kështu ne, për shkak tonin, ishim të saj. Edhe kur lexuam për Evropën, edhe kur si këngë e dëgjuam atë. Edhe kur e prisnim, e na vonohej, edhe kur dyshonim edhe kur i vardiseshim! Ne nuk kemi stërvitur proces, apo njohur mandat. Pikërisht në thelb është dallimi, si mes sofizmit dhe filozofisë. Filozofia e vërtetë ka esencë.

Por edhe nga historianët e filozofisë ka të krisur, të cilët si sofist e konsiderojnë edhe Sokratin. Dhe në bazë të kësaj mund të thonin se, ja, edhe zv/kryeministrja jonë ka të drejtë për një mbrojtje “sokrate”: kot janë dy shkronjat e saj në emrin, kur për emrin e shtetit bëhej fjalë. Po, ama Sokrati e piu lëngun në shishen, ndërsa zonja nuk jep dorëheqje. Jo tani, kur gjithçka tashmë është e qartë, por në rastet kur shkeleshin kriteret esenciale evropiane për shtet juridik dhe sundim të së drejtës.

Ndërsa bëhet fjalë për një zonjë të shkolluar, e cila e dinte Sokratin dhe e dinte se, teorikisht, në BE mund të hyjnë edhe shtetet me emër pune, apo shtete pa emër, por assesi shtete në të cilat e drejta është në sundimin e kushërive të ndryshëm, apo shtet në të cilin edhe një personazh, i cili me një peshqir të mbështjellë rreth belit shëtitet rreth e rrotull, ja, mund t’i shpallë luftë shtetit fqinj!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button