Panariti, bisedime në Athinë për kufirin

Të dy ministrat vendosen hapjen e një cikli takimesh në nivel ministrash të Jashtëm të paktën dy herë në vit. Zoti Avramopulos pohoi se tashmë midis tij dhe kolegut shqiptar është vendosur një linjë komunikimi direkte.

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti u takua në Athinë me homologun e tij grek Dhimitris Avramopulos. Dy ministrat biseduan për më tepër se një orë për një sërë çështjesh dypalëshe, ku pa dyshim mbizotëruan marrëveshja e detit dhe problemi i bllokimit të transportit të udhëtarëve nga pala greke, dokumetat dhe legalizimet e tyre.

Të dy ministrat vendosen hapjen e një cikli takimesh në nivel ministrash të Jashtëm të paktën dy herë në vit. Zoti Avramopulos pohoi se tashmë midis tij dhe kolegut shqiptar është vendosur një linjë komunikimi direkte.

Por ajo që nuk ka vënë re shefi i diplomacisë greke është një gabim i protokollit, që duket se nuk ka treguar aspak kujdes, kur ka vendosur se prapthi flamurin e Shqipërisë prapa ministrit të Jashtëm
Biseduam për marrëveshjen dypalëshe për përcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve. Ramë dakord që të dy palët të punojnë për kapërcimin e pengesave në këtë çështje

Një gabim që në momentet e konferencës së përbashkët për shtyp nuk është vënë re, por një gabim për të cilin ministri i Jashtëm grek mund t’i kërkojë ndjesë homologut shqiptar, nëpërmjet linjës së komunikimit direkt të vendosur mes tyre.

“Me Shqipërinë jemi aleatë në NATO dhe së shpejti bashkëpunëtorë në BE. Të dy vendet kanë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Jam këtu për t’ju shprehur gjithë vullnetin e vendit tim për vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve në nivelet aktuale. Në këtë drejtim ndihmon padyshim edhe minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Firmosja e gazsjellësit TAP pak ditë më parë në Nju Jork i jep dy vendeve tona mundësinë të kthehen në kryqëzime të rëndësishme të transportit të energjisë. Ky gazsjellës rrit së tepërmi pavarësinë energjitike të Europës”, deklaroi Avramopulos, i cili më pas e vuri theksin tek pakti detar.

“Biseduam për marrëveshjen dypalëshe për përcaktimin e kufirit detar midis dy vendeve. Ramë dakord që të dy palët të punojnë për kapërcimin e pengesave në këtë çështje, e po kështu menduam të ketë dy takime në vit midis ministrave të Jashtëm. Kjo do të ndihmojë në tejkalimin e problemeve të ndryshme. Dua të them se Greqia e mbështet Shqipërinë në NATO dhe rrugën europiane. Shqipëria po përgatitet për Bashkimin Europian, ndaj le ta bëjmë rajonin tonë një oaz bashkëpunimi dhe prosperiteti”, vijoi shefi i diplomacisë greke.

Nga ana e tij, ministri i Jashtem shqiptar theksoi dëshiren e Tiranës për marrëdhënie të mira me Greqinë. Zoti Panariti e quajti vizitën si produktive. Për çështjen e kufirit detar, Panariti deklaroi se do të ketë bisedime, të cilat do të bazohen në respekt të Kushtetutes dhe të së drejtës ndërkombëtare. Panariti e ftoi homologun e tij grek të vizitojë Tiranën me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Vlerësuam së bashku me ministrin Avramopoulos ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, si dhe shqyrtuam mundësitë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve”, theksoi Panariti.

Në vazhdim zoti Panariti pati dhe një takim me presidentin grek Karolos Papulias. “Zoti ministër, mirëseerdhët. Gëzohem që vizituat vendin tim. Greqia është e vendosur për marrëdhënie të mira midis dy vendeve. Unë jam pikërisht një prej njerëzve që ka punuar shumë për të pasur këtë nivel të kënaqshëm miqësie mes dy vendeve tona”, u shpreh Papulias gjatë takimit.

Reagimi grek për flamurin

Pak pas publikimit të pamjeve ku duket qartë se njëri prej flamujve shqiptarë në sfond, mbas shpinës së ministrit të Jashtem shqiptar, Edmond Panariti është kokëposhtë, ka mbërritur edhe reagimi i pare jo zyrtar i Ministrisë së Jashtme greke.

Të pyetur gjatë orëve të mbrëmjes, prej Top Channel, eksponentë të lartë të kësaj ministrie, shprehen habinë e tyre për këtë ngjarje.

Burimet thanë se u informuan prej medias lidhur me incidentin dhe se e konsiderojnë atë një ngjarje aksidentale, e cila nuk ka asnjë lidhje me klimën tepër pozitive në të cilën u zhvillua kjo vizitë.

“Zoti Panariti zhvilloi në Athinë një ndër vizitat më produktive dhe miqësore të këtij niveli gjatë viteve të fundit. Në këtë vizitë u shpreh qartë vullneti i dy palëve për forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe zgjidhja në një kohë të shpejtë dhe të drejtë e gjithë problemeve që krijohen herë pas here. Pikërisht, këto marrëdhënie duan një klimë besimi dhe pozitiviteti, ndaj nuk duhet të lejohen ekstremistët kudo ndodhen ata, që një ngjarje aksidentale, ta kthejnë në problem madhor dhe të hedhin baltë mbi vullnetin e mirë të palëve për të forcuar maksimalisht marrëdhëniet dypalëshe”, deklaruan burimet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button