Kush janë politikanët dhe artistët shqiptarë më të pëlqyer në Facebook ?

Me mijëra adhurues anekënd trojeve shqiptare kanë gjetur që të diskutojnë me artistë të tyre të preferuar madje edhe problemet e tyre.

Është bërë traditë që politikanë, këngëtarë, shkrimtarë, por shumë pak aktorë të bëjnë blogjet e tyre në Facebook, ku adhuruesit e tyre mund të komentojnë lirshëm për të gjitha aktivitet e tyre. Më poshtë, po sjellim atë se kush është më aktivi dhe më i debatuari në Facebook nga fytyrat e njohura publike, duke sjellë dy emra për gjithsecilën sferë.

Kur është puna te politikanët kosovarë, shihet që blogjet e tyre personale i kanë hapur vetëm gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërkaq pasi kanë përfunduar zgjedhjet, ata nuk kanë qenë fare aktivë në këto blogje. Shumë pak aktivë me blogje janë aktorët.

Lulzim Basha – politikan – 321 259 like
Fushata e tij elektorale ka qenë edhe një betejë e tij për të pasur sa më shumë votues edhe nëpërmes Facebookut. Dhe, kryetar aktual i Tiranës, Lulëzim Basha ka në Facebookun e tij një numër të madh të personave të cilët debatojnë edhe hallet e tyre për qytetin e tyre. Në faqen e tij, Lulzim Basha ka rrafsh 321 259 like duke e bërë atë njërin prej politikanëve më të debatuar tek shqiptarët në Facebook.

Edi Rama – politikan – 143 380 like
Kur është puna te fansat e tij në Facebook, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk heziton që të bashkëbisedon në blogun e tij personal me votuesit e tij. Edi, për dallim prej politikanëve të tjerë, që e kanë averzion këtë rrjet social, ka në faqen e tij rrafsh 143 380 like, apo pëlqime. Edi, po ashtu është edhe aktiv me paraqitjen e aktiviteteve të partisë që e udhëheq në këtë rrjet social, më shumë se gjithë politikanët e tjerë shqiptarë.

Daut Demaku – shkrimtar – 85 254 like
Është njëri prej shkrimtarëve të vjetër që nuk i ka thënë jo internetit. Përkundër moshës së tij, Demaku vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetin social në Facebook, ku pos vargjeve dhe letërsisë, ai sjell edhe ca këshilla psikologjike, sidomos sa i përket mendimit pozitiv. Deri në këto momente, Demaku është shkrimtari që më së shumti adhurohet në Facebook nga lexuesit e tij dhe shifrat e tij janë duke shkuar drejt 90 000 like’ve në Facebook.

Albatros Rexhaj – shkrimtar blogu Filozofia Urbane me 66 797 like
Është njëri prej blogjeve që nuk ka shumë kohë që është hapur. Megjithatë, shkrimtari Albatros Rexhaj ka arritur që shumë shpejt të jetë njëri prej blogjeve më të adhuruara. Me thëniet e tij në çdo mbrëmje që i transmeton në ora 20:00 të mbrëmjes, komentet e adhuruesve shpesh shkojnë edhe me qindra. “Filozofia Urban”, për dallim nga blogu i Demakut është më interaktiv, sidomos në orët e mbrëmjes.

Genta Ismajli – këngëtare – 402 954 like
Mbrëmjet e shumta gjatë verës bën që këngëtarja Genta Ismajli për sivjet të jetë kampione dhe me e forta me adhurues në Facebook. Këngëtarja gjilanase, në çdo mbrëmje postonte fotografitë e mbrëmjeve të saj, përderisa edhe shumë adhurues që merrnin pjesë në këto koncerte arrinin që ta shihnin vetën aty. Por, pas verës, faqja e saj nuk është më interaktive si më parë. Ndoshta, Genta po pushon.

Adelina Ismaili – këngëtare – 273 461
Diva shqiptare e muzikës, edhe pse po iu afrohet të 40’ve, duket se nuk do të ndalet. Ajo është njëra prej këngëtarëve që ka më së shumti adhurues në Facebook, por pasi Genta Ismajlit. Hiti i saj “Ku ma ke”, bashkëpunimi me Faudel ka bërë që Adelina më të vërtetë të jetë aktive në Facebook. Këngëtarja kjo pozitë këngëtares mund t’i rrezikohet nga Tuna, e cila ka afër 190 000 like në Facebook./Ekspress

Lajme të ngjashme

Back to top button