Këshilla për kujdesin vjeshtor të fytyrës dhe trupit

Lëkura gjatë stinës së verës është e dehidruar, e thatë ose shumë e yndyrshme, prandaj, varësisht nga lloji i lëkurës duhet vepruar me piling të veçantë, i cili largon qelizat e vdekura. 

Djersitja e tepërt, kremrat për diell dhe plakja e lëkurës ngadalësojnë largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe ripërtëritjen e atyre të rejave, prandaj një piling i rregull i fytyrës dhe trupit është një tretman i rëndësishëm në kujdesin ndaj lëkurës.

Pilingu largon shtresën e sipërme të lëkurës, duke e bërë atë më të butë pa u theksuar rrudhat, si dhe mundëson thithjen e serumeve dhe kremrave hidratuese.

Piling gjatë dushit
Avulli i ngrohtë mundëson hapjen e poreve dhe stimulon qarkullimin e gjakut, prandaj pilingun më së miri do të ishte ta bëni derisa jeni në dush.

Koha më e përshtatshme për piling
Gjatë gjumit, prodhimet për kujdesin e lëkurës do të ngjiten për lëkurë, e kjo ndodh nëse pilingun e bëni gjatë pastrimit të fytyrës dhe larjes së lëkurës. Po ashtu, pilingu është i mirë edhe para depilimit, sepse do ta keni shumë më të lehtë të hiqni qafe qimet.

Prodhimet që përmbajnë kokrra
Përdorni prodhime për pastrim dhe dush që përmbajnë kokrra, për shembull, miell bademi apo kripë deti, e kështu pilingun do ta shndërroni në kujdes të përditshëm, si për fytyrën, po ashtu edhe për trupin.

Losion hidratues
Pilingu i rregullt than lëkurën, prandaj përditë përdorni losion hidratues dhe krem për fytyrë.

Dorezat dhe brushat

Merrni një palë doreza, të cilat do t’i përdorni për t’i bërë masazh gjithë trupit, me lëvizje të buta, duke filluar nga thembrat. Brushat dhe prodhimet e ngjashme për piling përdoren për hapësirat, të cilat nuk mund t’i arrini, si në shpinë apo prapanicë. Nëse lëkura juaj në thembra është tepër e fortë, përdorni gurin për largimin e fortësisë së lëkurës, e më pas këmbët t’i zhytni në ujë të ngrohtë dhe qumësht dhe i lini aty për së paku 30 minuta, para se të bëni dush.

Uji i vakët dhe i ftohtë
Pas pilingut, shpëlajeni trupin me ujë të vakët, kurrë me të ngrohtë, e më pas me ujë krejt të ftohtë, e për ta zbutur lëkurën trupin shpëlajeni me xhel për dush.

Llojin e lëkurës përshtatjani pilingut
Nëse lëkura juaj është e ekspozuar ndaj akneve apo tej mase është e yndyrshme dhe e ndjeshme, atëherë mjafton një piling në javë. Dy pilingë sugjerohen për lëkurë të kombinuar dhe normale, ndërsa që për lëkurë të thatë sugjerohen dy deri tre pilingë në javë.

Pilingu për fytyrë
Për piling të fytyrës përdorni prodhime të dedikuara vetëm kujdesit të fytyrës, sepse janë më të buta sesa prodhimet e trupit. Pa piling lëkura e fytyrës duket më e vjetër. Koha më e përshtatshme për piling të fytyrës është në mëngjes, një apo dy herë në javë./Portalb

        

Lajme të ngjashme

Back to top button