Sot filloi pagesa elektronike në pikëpagesat e Korridorit 10

Qendra e kontrollit për monitorimin dhe sigurinë e rrugëve u hap sot në pikëpagesën “Petrovec”, me çka filloi edhe sistemi elektronik për pagesë në pikëpagesën Romanovce, Otovicë, Sopot dhe Gradsko në Korridorin 10, si edhe në pikapagesën Petrovec, transmeton META.mk.

Pagesat kryhen me kartela-smart pa kontakt dhe me mikrovalë, por përveç kësaj mundësie, akoma është mundësia për kryerjen e pagesës në të holla.

Kartelën e parë elektronike e dha kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se në Korridorin 10-të është vendosur sistem i teknologjisë së lartë që do të zvogëlon mundësin për manipulim.

“Duke marrë parasysh se pagesa në pikapagesa tashmë mund të bëhet pa ndaljen e veturës, por vetëm duke e ndalë shpejtësinë e lëvizjes me çka pagesa do të kryhet automatikisht,  do të ndikon edhe në rritjen e qarkullimit të veturave dhe komoditetin e qytetarëve dhe udhëtimin. Gjithashtu, përdoruesit e kartelës elektronike do të fitojnë zbritje pas çdo mbushjeje”, tha kryeministri Zaev.

Kartela fillimisht do të kushton 100 denarë, por ajo mund të mbushet me më së paku 300 denarë, derisa për etiketat që do të vendosen në xhamin e përparmë që sistemin elektronik të mund t’i lexoj nga largësia, do të kushtojnë 1 200 denarë me mbushje përmes internetit. Për pagesën elektronike do të ketë zbritje nga 2 deri më 7 përqind, ndërsa çmimet e vjetra të pikëpagesave do të vlejnë për pagesën në të holla.

„Kartelat dhe etiketat do të mund të blihen në stacionet për pagesë në Korridorin 10 dhe në Qendrën për kontroll në Petrovec, ashtu që në periudhën e ardhshme rrjeti i shitjes do të shtrihet në institucionet me të cilët do të arrijmë marrëveshje për shpërndarje. Më e mira është se kur një herë do të merrni kartelën, nuk do të keni nevojë që të vini përsëri për mbushje, sepse ka web-aplikacion përmes së cilës mundeni vetë ta mbushni në telefon“, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov.

Ai pret që deri në fund të këtij vitit, 30 deri 50 përqind e pjesëmarrësve në trafik do e shfrytëzojnë sistemin elektronik për pagesë.

Sistemi i ri për pagesë është plotësisht reciprok me sistemet për pagesë në shtetet tjera.

“Kjo do të thotë se me pajisjet për pagesë elektronike (etiketat) do të mundet në të ardhmen të paguhet në pikëpagesat e shteteve tjera. Tashmë jemi në komunikim intensiv me institucionet e Bashkimit Evropian, që transportuesit të munden gjithkund ku udhëtojnë nëpër Evropë të shfrytëzojnë etiketat”, sqaroi Kitanov.

Përmes Qendrës për kontroll do të kontrollohen gjithë rrugët në Korridorin 10-të dhe 8-të, pasi me të do të lidhen edhe kamerat që në të ardhmen duhet të vendosen rreth gjithë autostradave dhe në pikën momentale të kontrollit në Negotinë, në autostradën Demir Kapi – Smokvica dhe në pikën që do të ndërtohet në autostradën Kërçovë – Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button