VMRO-DPMNE kërkon me ligj ta largojë nga PSP-ja Janevën, Fetain dhe të tjerët

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, me propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike, thonë se nuk do të kërkojnë amnisti për funksionarët e akuzuar, ndërkaq do të propozojnë procedurë, sipas të cilës do të ndërrohet ekipi aktual i PSP-së, në krye me Katica Janevën, njofton Portalb.mk.

“Absolutisht që propozojmë ekip të ri të PSP-së, askush nuk është i përjetshëm. Në një shtet demokratik, në një institucion të tillë çdokush duhet të jetë subjekt i zgjedhjes dhe rizgjedhjes. Përjetësi ka pasur në shoqërinë feudale. Në do të propozojmë proces të ri, se kush do të zgjedhet ajo është tjetër punë”, thotë për Portalb.mk, kryenegociatori i VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski, duke shtuar se juristë të theksuar po punojnë në përgatitjen e propozim-ligjit të ri për PSP-në dhe se shumë shpejtë do ta mbarojnë dhe do ta dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë.

Në lidhje me akuzat e opozitës se VMRO-DPMNE-ja po kërkon “amnisti të fshehtë”, Menkinoski i hedh poshtë këto deklarata, duke theksuar se mu LSDM-ja është e njohur për amnisti.

“Amnisti ka, por për Katica Janevën, domethënë LSDM kërkon amnisti për Janevën, për rastet pas 30 qershorit 2017-të, në atë pjesë ka amnisti, në pjesë tjetër nuk ka. As që kemi pë qëllim dikë të amnistojmë, as që do të amnistojnë. Në lidhje me amnistinë, ajo është prerogativë e LSDM-së, ata i kanë bërë të gjitha amnistitë në Maqedoni”, thotë Menkinoski.

Portalb.mk, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë, por ata theksuan se mbeten në atë që kanë deklaruar dhe se kur ta marrin zyrtarisht propozim-ligjin e ri të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, për të njëjtin do të deklarohen.

“Me padurim e presim tekstin e VMRO-DPMNE-së. Kur ta marrim do të deklarohemi. Nëse ka përmirësime të tekstit, gjithsesi do të pranohen. Nëse ka amnisti të fshehtë nuk do të pranohet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, PSP-së i skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë që nga uaji mars, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button