Dekriminalizimi i shpifjes, opozita kërkon uljen e dënimeve

Deputetët diskutuan sot për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, duke përfshirë në debat edhe sajimet e teksteve gazetareske dhe censurën e ndikimin politik ndaj mediave. Deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela uroi BDI-në për logon e re të Televizionit të Maqedonisë, e cila është vetëm në cirilikë dhe përmban ngjyrat e VMRO-së.

“Shfrytëzoj rastin e prezencës në sallë të deputetit të BDI-së z. Nexhati Jakupi, edhe një herë ti uroj BDI-së, Ali Ahmetit, Talat Xhaferrit, Teuta Arifit, Musa Xhaferit për logot e reja në televizionet publike. Logo të cilat janë në shkrim cirilik dhe vetëm në maqedonisht. Tani qytetarët shqiptar Televizionin e Maqedonisë në gjuhën shqipe logon nuk mund ta shohin në gjuhën shqipe por vetëm në cirilikë dhe atë me ngjyrat e VMRO-DPMNE-së. Kjo natyrisht është bërë jashtë syve të opinionit dhe unë shfrytëzoj rastin të uroj BDI-në, për heqjen e gjuhës shqipe nga MTV “ – tha Sela.

Ndërkaq deputeti i PL-së Ivon Veliçkovski kërkoi që të drastikisht të ulen dënimet e mëdha që parashihen me këtë Propozim Ligj.

“Ky ligj është i dëmshëm dhe nëse dëshironi që të ndryshoni çfarëdo përkrahje, dëshiroj që pas këtij diskutimi zëvendësministrja të përgjigjet, një është kushti, një zero të fshihet nga dispozitat e dënimeve, le të jenë dënimet kaskade por dënimi maksimal le të jetë 2700 euro. Folët për rolin e gazetarëve dhe shoqatës dhe unë do të them ata insistojnë në standarde, të gjithë përkrahim standardet? Atëherë sipas atyre standardeve ai që do të dënohet tre herë e humb relevancën e tij, por nuk do ta shkatërroni juve fotografinë mediale me atë duke i gjobitur me nga  27 mijë euro. Nuk mundet kështu sepse kjo nuk është frymë evropiane e asnjë legjislature. Frymën evropiane kërkoni në rrethanat e vërteta, në kushtet e vërteta për mediat” – tha Veliçkovski.

Ndërkaq deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski pyeti deputetin e PL-së se pse ata nuk propozuan një ligj të tillë përpara se të fillojnë bisedimet mes Qeverisë dhe SHGM-së.

“Ju e propozuat ligjin në momentin kur Qeveria dhe SHGM-ja deklaruan se do të bisedojnë për tërheqjen e shpifjes. Pse nuk dorëzuat ligj të këtillë para se të fillojnë bisedimet e Qeverisë dhe SHGM-së. Pse nuk propozuat këtë ligj kur ishit në pushtet me VMRO-DPMNE-në apo atëherë ishit më komod dhe nuk i mendonit këto punë” – tha Dimovski./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button