Djaloshi që shtiu në “Hipodrom” pohoi se është sulmuar pse ka qenë mysliman

Filloi gjykimi kundër shkupjanit Haris Bekiri (20) i cili në mars të këtij viti, me kallashnjokov në dorë gjuante në Hipodrom të Shkupit dhe vendet përreth.

Me ndjesë dhe keqardhje për të dëmtuarit, shumë i shqetësuar, i akuzuari Bekiri në Gjykatën penale të Shkupit filloi mbrojtjen për veprat penale, vjedhje, vrasje në tentim, sulm të personit zyrtar, tregti të palejuar me armë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Tregoi çdo detaj të ditës kritike, përveç shtënies në rrugë për të cilën pohoi se nuk e mban mend.
“Qëndrova para ndërtesës së gjyshit dhe gjyshes në Hipodrom dhe ndaj mua filluan të shtiejnë prej një veture në lëvizje. U fsheva dhe dola pasi gjithçka u kry. Pushkën e gjeta në bari dhe e mora sepse ishte i frikësuar. Ndoshta kam shtënë nga frika dhe stresi. Nuk mbaj mend asgjë. Ishte ftohtë, e unë këmbëzbathur duke vrapuar arrita para një internet kafeje. Më rrahën dhe u zgjova madje në stacion”, u shpreh Bekiri.

Tregoi se deri tani kanë tentuar ta vrasin se ishte mysliman. Mohoi se ka sulmuar alfat policorë dhe se vodhi pushkën automatike të policit. Gjykata dëgjoi edhe dëshmitarët që atë natë rastësisht hasën gjatë incidentit. Të gjithë pa përjashtim në fytyrën e Bekirit njohën djaloshin që ka shtënë ndaj tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button