Shqipëri, takohen ambasadorët Arvizu, Sequi dhe Wollfarth

Treshi i ambasadorëve në Shqipëri është mbledhur në një takim në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wolfarth kanë nisur një takim informal, ku duket se thelbi i bisedës është situata në vend si dhe pritshmëria për raport-progresin ndaj Shqipërisë.

Siç informon noa.al më herët ambasadori Sequi takoi kryesocialistin Edi Rama, ndërsa ambasadori Arvizu mesditën e sotme zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami./NOA/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button