Cameron Diaz: Plakja është gjë e mirë

Cameron Diaz thotë se derisa plaket ajo ndjehet më mirë pasi e njeh më shumë veten.
Aktorja ka folur edhe për mundësinë e martesës dhe për të pasur fëmijë edhe pse ka mbushur 40 vjeç së fundi.

“Martesa nuk ishte ajo për të cilin joshesha. Sigurisht nuk e doja atë në të 20-tat ose në të 30-tat. Nuk e ndjej nevojën për të pasur fëmijë në jetë. Megjithatë, ekziston mundësia, nuk jam aq e moshuar. Ndjehem shumë… e aftë”.

“Për të parën herë në jetë jam e plotësuar. Plakja është pjesa më e mirë e jetës. E njoh veten më mirë, ndjehem më e aftë se kurdo më parë. Dhe për sa i takon fizikalitetit – ndjehem më mirë si 40 se sa kush isha 25 vjeçe”, ka thënë Diaz për Esquire./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button