Punësime të reja në spitalin e Strugës

Dy mjekë të rinj, një shqiptar dhe një maqedonas janë të punësuarit më të fundit në spitalin e qytetit të Strugës, të cilët janë punësuar në bazë të konkursit  më të fundit publik të shpallur nga ky institucion shëndetësor.

Nga Spitali i Strugës konfirmuan se në këtë konkurs publik kanë konkuruar 13 kandidatë për dy vendet e lira që sipas tyre tregon një interes të shtuar të mjekëve për t’u punësuar në këtë institucion.

Përveç se në Spitalin e Strugës, edhe në Shtëpinë e Shëndetit në këtë qytet planifikohen të realizohen dy punësime, edhe atë një mjek dhe një stomatolog, proces për të cilin ka pasur një sërë kundërshti nga një aplikant shqiptar, sidomos për vendin e lirë të stomatologut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button