BDI dhe PDSH, mbledhje të kryesisë për votëbesimin

BDI sot prej orës 14:00 do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore. Nga kjo parti nuk prononcohen zyrtarisht se çfarë do të jetë rendi i ditës në këtë mbledhje, por pritet të diskutohet edhe për iniciativën e votëbesimit të Qeverisë.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare do të mblidhet nesër në Tetovë të diskutojë iniciativën për votëbesim.

“Nesër do të mblidhet kryesia qendrore ku do të vendos edhe për iniciativën për votëbesimin e Qeverisë. Vonesa vjen si pasojë e udhëtimit zyrtar të kryetarit Menduh Thaçi në Turqi” – tha Ziadin Sela, deputet i PDSH-së.

Rilindja Demokratike Shqiptare që dje doli me prononcim zyrtar. Deputeti i kësaj partie, Izet Zeqiri paralajmëroi se ai dhe bashkëpartiakja e tij do të votojnë kundër Qeverisë, duke apeluar BDI-në që të konsultojë popullin për mënyrën se si ata do të votojnë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button