“Monstra”, fillon gjykimi këtë javë?

Do të filloj ose jo gjatë kësaj jave gjykimi për rastin Monstra, akoma mbetet e pa njohur.

Avokati mbrojtës i të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, Naser Raufi, për Portalb ka thënë se ende janë në pritje të Gjyqit për datën e saktë se kur do të fillojë ky proces. 

Megjithëkëtë, një është e qartë nëse deri në fund të muajit nuk nis procedura gjyqësore, të akuzuarit ligjërisht duhet të lëshohen nga paraburgimi.

“Nuk ka ende diçka të re, ne presim që brenda javës të ketë për dëshmitarin rrezikuar E1 që të jep deklaratë. Ashtu kanë premtuar nga ana e Gjyqit që deri në fund të javës të jep deklaratë personi në fjalë, presim që edhe provat tjera, na presin transkriptat që ende nuk i kemi parë. Nëse nuk ka akt akuzë deri më 30 tetor do të lëshohen prej paraburgimit do të ndërprehet paraburgimi për të akuzuarit” informon Raufi, raporton Portalb.

Dëshmitari i akuzuar u promovua një javë më parë, në mediet e Beogradit dhe thuhet se i përket gjinisë femërore. 

Ndryshe 20 të akuzuar se janë radikalë islamist dhe që kanë ndihmuar e kryer vrasjen e pesë të rinjëve maqedonas në Smillkovcë të Shkupit, me 1 maj të vitit vijues gjatë aksionit “Monsta”, u arrestuan nga policia e Maqedonisë mes tyre kishte edhe gra. 

Ministria e punëve të brendshme (MPB), akuzon Halil Demirin nga fshati Haraçinë dhe Afrim e Agim Ismailoviqin nga Hasanbegu. Ndërsa, gjithnjë sipas MPB Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, kanë ndihmuar vrasësit. Në listën e të akuzuarve është edhe Haki Haziri, i cili fillimisht ishte dëshmitar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button