“Skopje City Mall”, hap dyert nesër

Hapje spektakulare e qendrës tregtare grandioze “Skopje City Mall” në Karposh, do të bëhet nesër dhe që pritet të jetë njëri ndër shoping qendrat më të suksesshme të Ballkanit.

Hapja solemne do të zgjasë katër ditë. Objekti zë hapsirë pre 100.000 metër katror.

“Skopje City Mall” pos shitoreve, ka siguruar vend edhe për ahengje, kafiteri, vende për ushqim, restorane, si dhe kinema më bashkë kohore 3D me 9 salla. Gjithashtu posedon edhe parking për 1300 vetura.

Nga gjithësej 150 brendet në “Skopje City Mall”, 40 janë internacionale, të cilat për herë të parë hyjnë në tregun tonë. 

Hapja e kompleksit “Skopje City Mall” ka paraqitur mundësi për punësim të 2200 punëtorëve, ndërsa projekti ka kushtuar 70 milion euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button