Motorçiklisti shkel plakun më pas kacafytet me dy të rinjë

Një dramë e vërtetë është zhvilluar herët në mëngjes në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” Shkup, tek qendra tregtare Ramstor , kur një motoçiklist ka goditur një tetëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Shkupi, dhe më pas është rrahur me kalimtarët të cilët e kanë qortuar se duhet të ketë më shumë kujdes.

Sipas informacioneve nga policia, në mëngjes rreth orës 7.35 qytetari i Shkupit I.L (34) derisa ngiste, duke kaluar rrugën ka goditur N.A (86) pas të cilës ai ka rënë përtokë.
Dy të rinj B.F(18) dhe A.G(17), të cilët qëlluan në afërsi, kanë shpejtuar t’i ndihmojnë plakut, dhe më pas i kanë tërhequr vëmendjen motoçiklistit për pakujdesinë e tij.

I.L. i nervozuar, edhe pse fajtor, është fjalosur me tinejxherët, dhe më pas me helmetë e ka shtyrë tetëmbëdhjetë vjeçarin. Shoku i tij, për mbrojtje ka marrë fshesë nga pastruesit e rrugëve dhe me të ka sulmuar I.L , dhe e ka goditur për kokë.

Menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes ka arritur policia. Dhe gjysmë ore pas aksidentit , motoçiklisti me helmetë në dorë dhe me kokë të gjakosur mundej të shihej në parkingun para Ramstor-it se si ai shpjegonte rastin para policëve, ndërsa një grup i madh i dëshmitarëve e përcillnin ngjarjen.

Nga policia informojnë se tetëdhjetë e gjashtë vjeçari nga Shkupi ka kaluar me lëndime të lehta, mirëpo për shkaqe sigurie është dërguar në kontrollim në qendrën e Urgjencës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button