Kosova kundërshton vendimin e UEFA-s për Gjibraltarin

Vendimi i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për t’i dhënë Gjibraltarit anëtarësimin e përkohshëm ka hasur në kundërshtimet e Kosovës dhe të Spanjës. 

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, ka thënë se UEFA ka aplikuar “standarde të dyfishta”, duke mos pranuar Kosovën, “e cila është njohur nga 91 shtete”, dhe duke avancuar një territor të pavarur si Gjibraltari, me “traditë të pazhvilluar të futbollit”, raporton AP.

Vendimi i UEFA-s për Gjibraltarin, një territor britanik në cepin jugor të Spanjës, ka ndodhur pak ditë pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të luajë ndeshje miqësore.

Në Spanjë, ministri i Sportit, Jose Ignacio Uert, ka shfaqur shpresën se “pranimi i përkohshëm i Gjibraltarit në UEFA nuk do të bëhet i përhershëm”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button