Real, sherr Mourinho-Ramos

Fitorja 5-1 ndaj Deportivos në kampionat nuk ka qetësuar situatën tek Reali i Madridit, me trajnerin Mourinho dhe mbrojtësin Ramos që duket se janë përfshirë në një zënkë të ashpër në distancë midis tyre.

I pakënaqur nga rendimenti i Ozil, portugezi vendosi në mesin e takimit të kritikonte ashpër në dhomat e zhveshjes gjermanin, të zëvendësuar pas intervalit.

Megjithatë, në një shenjë të qartë rebelimi, Ramos u vendos përkrah mesfushorit, duke zbritur në fushë me fanelën e tij, poshtë fanelës së vetë, siç dokumentoi fotografia e publikuar të martën në faqen e parë të së përditshmes sportive “Marca”.

Një gjest i tillë duket se nuk i ka pëlqyer fare Mourinhos, ndonëse Ramos u tregua i shpejtë për të korrigjuar gabimin, duke deklaruar në shtyp: “Mesut është një mik i mirë, por raporti me trajnerin mbetet i mirë, i sinqertë dhe i qartë. Është pa dyshim trajneri më i mirë”.

Vetë portugezi, nuk deshi të komentonte mbi incidentin. Nëse Ramos do të jetë i radhës që do të ulet në stol në ndeshjen e së mërkurës, përballë Ajaksit në Champions League, atëherë përgjigja e Mou do të ishte e qartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button