J-Lo super seksi në mbështetje për Obamën (FOTO)

Jennifer Lopez ka treguar format e saj me një fustan të kuq i cili e tregonte super në formë.

Këngëtarja ka treguar këmbët e dhe kofshët e gjata teksa ecte përkrah të dashurit të saj Casper Smart, në një takim për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

J-Lo 43 vjeç dhe Casper 25 vjeç ishin mysafirë në koktejin për mbledhjen e fondeve për fushatën e Obamës në Paris natën e kaluar mes një numri të madh personazhesh të famshëm.
Në mesin e të ftuarve në këtë takim siç informon noa.al ishin edhe Kanye West dhe Mick Jagger.

Aktorja e Hollywood Scarlet Johansson mbajti edhe një fjalim në mbështetje të Presidentit të SHBA. Çmimi i biletave të koktejit shkonte 2500 dollarë për person dhe darka 10 mijë dollarë për person./NOA/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button