Panasonic Lumix GH3, vjen në fund te vitit

Kur para dy vjetësh Panasonic prezantoi Lumix DMC-GH2, ky aparat u gjend në çantat e një numri të madh të profesionistëve si zgjidhej back-up dhe si alternativë e lehtë dhe mobile e trupave të rëndë DSLR. 

Mirëpo, u bë i dashur edhe në mesin e shumë video xhiruesve. 

Dy vjet më pas, Panasonic ka prezantuar anëtarin e ri të familjes së vet Micro Four Thirds – modelin e ri Lumix DMC-GH3. Bëhet fjalë për mirrorless aparatin më të fuqishëm dhe më të avancuar i cili vjen nga kjo kompani. 

GH3 ka shtëpizë më të madhe dhe të punuar më mirë (legurëmagnezi dhe rezistencë ndaj pluhurit dhe kushteve atmosferike) se paraardhësi, ndërsa ka senzorin LiveMOS 16 mega pixelësh me sistem konstrast AF të avancuar dhe procesor Venus 7 FHD, ndjeshmëri më të mirë në kushtet e ndriçimit të dobët (ISO 200 deri 12.800), fotografim me shpejtësi prej 6 fps, si dhe OLED ekranin lëvizës 3”.

Që kësaj radhe më shumë rëndësi i është kushtuar video incizimit flet edhe fakti që përveç incizimit Full HD 60p/- 50p/30p/25p tani ka edhe bitrate prej 72Mbps, si dhe përkrahje për Timecode brenda formatit MOV (H.264) dhe AVCHD, por edhe lidhjen 3,5 mm për mikrofon apo atë standard për kufje.Risi është edhe lidhja e integruar Wi-Fi, PC socket për blic të jashtëm, si dhe përkrahja për battery grip të ri.

Panasonic thotë që Lumix DMCGH3 i ri do të arrijë nëpër shitore për festat e fundvitit, ndërsa befason çmimi i cili do të duhej të sillej rreth 200 dollarë, që është vetëm pak më lirë se full-frame DSLR-të e “vegjël” – Nikon D600 dhe Canon 6D. Do të jetë interesant të shihen testet krahasuese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button