Jennifer Aniston nuk e do nënën e saj në dasëm

Aktorja Jennifer Aniston nuk dëshiron që në ditën e saj të martesës me Justin Theraux të jetë e pranishme në dasmë edhe nëna e saj, Nancy, raporton “ShowbizSpy”. Shkaku i grindjes së tyre është intervista e vitit 1996 që nëna e aktores e kishte dhënë për një stacion televiziv, në të cilën ajo zbuloi disa sekrete të lidhjes së tyre. Edhe pse 43-vjeçarja Jennifer, tre vjet më parë kishte thënë se ia ka falur të gjitha nënës së saj, duket se ende nuk i kanë zgjidhur problemet mes tyre.

Nëna 76-vjeçare e aktores hollivudiane, përveç intervistës së diskutueshme, botoi një libër në të cilin ajo ka shkruar në lidhje me mosmarrëveshjet dhe marrëdhëniet jo të mira që ekzistojnë mes tyre.

Ylli i serisë “Friends” disa herë është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me nënën e saj.

Vitin e kaluar, kur nëna e saj pësoi një goditje në tru, Jennifer e vizitoi në spital dhe ishte shumë e shqetësuar për shëndetin e saj.

Megjithatë, Jennifer Aniston ka vendosur që në listën e të ftuarve për martesën e saj të mos figurojë emri i nënës së saj. Aktorja e ka bërë të njëjtën gjë edhe në vitin 2000 kur u martua me Brad Pittin. Nëna për aktoren ishte një mysafir i padëshirueshëm.

“Jennifer nuk dëshiron t’ia tregojë nënës së saj planet e martesës, sepse ajo e di se nëna e saj menjëherë do t’ua zbulojë të tjerëve”, tha një burim i afërt me aktoren.

Ndryshe nga martesa me Brad Pittin, e cila i kushtoi miliona dollarë, aktorja tani dëshiron një ceremoni shumë modeste./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button