Një shkupjan theret me thikë

Shkupjani Rexhep B. Dje rreth orës 18 është goditur me thikë në bulevardin Kërste Misirkov tek qendra tregtare Mavrovasja në Shkup, informojnë nga policia.

Kalimtar rasti e panë shkupjanin tek sa rri shtrirë i mbuluar me gjak dhe pasi lajmëruan policinë të plagosurin e transferuan në spital. Mjekët në spitalin e qytetit konstatuan plagë në trupin e Rexhep B. dhe thyerje të njërës këmbë. Policia bën përpjekje në gjetjen e kryerësit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button