Strugë, tabela me flamurin kombëtar shkakton reagime

Para disa ditëve banorët e Shumit të Strugës vendosën një tabelë në hyrje të fshatit të tyre ku u uronin mirsëseardhje të gjithë atyre që do të vizitojnë këtë vendbanim, dhe e cila në prapavijë kishte flamurin kombëtar të shqiptarëve.

Ky veprim këtë lokalitet e zhvendosi në epiqendër të mediumeve maqedonase të cilat e problematizuan tejmase këtë. Nga Bashkësia lokale e këtij fshati si bartës të këtij aktiviteti thonë se veprimi i tyre nuk është orientuar kundër askujt, por është në vazhdën e afirmimit të vlerave të tyre më të mira.

Gjithashtu edhe nga Komuna e Strugës këtë veprim të banorëve të Shumit e shohin si pozitiv në një lokalitet që i përket një komune multietnike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button