Veshjet më të bukura të të gjitha kohërave të çmimeve “Emmy”

Sa herë që vjen radha për ndarjen e çmimeve prestigjioze “Emmy”, një vëmendje e madhe u kushtohet edhe veshjeve të të famshmeve.

Ja cilat veshje konsiderohen si më të bukurat e të gjitha kohërave, gjatë këtij evenimenti. Pasi që u bë e ditur se vuante nga kanceri i gjirit dhe pas heqjes së të dy gjinjve në vitin 2008, aktorja e filmit “Samantha Who?” Christina Applegate ishte parë duke ecur mbi tepihun e kuq me një fustan të mrekullueshëm “Reem Acra”.

Ylli i serisë “Ugly Betty”, America Ferrera, demonstroi vijat e trupit të saj në vitin 2007, derisa kishte veshur një fustan “Monique Lhuillier”. Me këtë rast, Ferrera kishte përdorur stoli “Lorraine Schwartz”.

Për paraqitjen e saj të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”, në vitin 2008 aktorja e filmit “Lipstick Jungle”, Brooke Shields, kishte zgjedhur një fustan ‘Badgley Mischka”, të cilin e kishte shoqëruar me stoli “Fred Leighton.

Aktorja e filmit “Butter”, Olivia Wilde, kishte bërë përshtypje të madhe me fustanin e saj “Marchesan” me stolitë “Kwiat” dhe me këpucët “Jimmy Choo” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” të vitit 2009./Telegrafi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button