Gjykata Penale: Sead Koçan nga 17 korriku në burg
Gjykatësi për zbatimin e sanksioneve në Gjykatën penale të Shkupit, kompetent të veprojë për lëndën e PSP-së “Trust”, ka përgatitur deh dorëzuar akt referimi për biznesmenin Sead Koçan, i cili me vendim të plotfuqishëm është dënuar me burg efektiv prej 4 vjet e 8 muaj dhe të njëjtin duhet ta mbajë prej më 17 korrik të këtij viti, njofton Portalb.mk.
Të akuzuarit Vasilije Aviroviq në lëndën “Trust”, Gjykata e Apelit i ka shqiptuar masë alternative dënim me kështu, me burg prej 2 vjetëve, e cila nuk do të mbahet nëse i akuzuari gjatë 5 viteve të ardhshme nuk do të bëjë vepër tjetër penale.
Koçan shpëtim tani mund të kërkojë në Gjykatën Supreme, me dorëzimin e mjetit juridik të jashtëzakonshëm.
Ndryshe, “Trust” është lëndë e Prokurorisë Speciale Publike. I dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan. Ai dhe dy persona fizik dhe tre juridik, mes të cilëve drejtorët e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe VATO dyshohen për pjesëmarrje në një tender të Elektranave të Maqedonisë në vlerë prej 17 milion euro me dokumente të falsifikuara.
- LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara