Secili i sheh ndryshe kontaktet intime

Jo të gjithë, i përjetojnë marrëdhëniet intime në të njëjtën mënyrë. E gjithçka duket se varet nga këndvështrimi që kemi rreth tij. Këtë e pohon një studim i fundit i kryer nga ekspertja amerikane, Caroline J. Simon, sipas të cilit, marrëdhënia intime si e tillë, nuk është vetëm kontakt fizik, por një mënyrë e vërtetë për të komunikuar dhe shprehur personalitetin në çift. Gjithçka, në varësi të karakterit që ne kemi.

Si “besëlidhje”.
Tipat që e shohin të bërit e dashurisë në këtë mënyrë, e përjetojnë atë në vetvete me krijimin e një lidhje, të një pakti me partnerin. Marrëdhënia intime për të tillë tipa, është e mirë vetëm nëse çifti është i martuar. Nëse nuk është i tillë, konsiderohet si një bazë e dobët për marrëdhënien.

Si “lodër”.
Intimiteti është një lodër, që të nxjerr në dritë dhe ti e sheh vetëm si një mundësi për të krijuar sa më shumë kënaqësi. Duket absurde për ta thënë, por shumë njerëz e shohin dhe e konceptojnë kështu intimiteti.

Si “dashuri”.
Romantikët e pashërueshëm, nuk dinë ta konceptojnë ndryshe një marrëdhënie intime: Përveçse intimitetit të bërë me shumë dashuri. Për ata, shtrati nënkupton një pakt mes zemrash dhe asgjë tjetër.

Si “pushtet”.
Akti në këtë këndvështrim, shihet si një mënyrë për të kufizuar lirinë e tjetrit, pra ta posedosh totalisht partnerin. Një mënyrë e rrezikshme kjo të menduari, të cilin e kanë shumë meshkuj.

Lajme të ngjashme

Back to top button