Lexus prezanton konceptin e ri LF-CC (VIDEO)

Lexus në Paris do ta prezantojë konceptin LF-CC i cili drejtpërdrejtë e paralajmëron gjeneratën e ardhme të modelit IS. Pritet që versioni përfundimtar zyrtarisht të debutojë në sallonin e veturave në Detroit, në janar të vitit të ardhëm. Coupe versioni të cilin LF-CC e paralajmëron do të arrijë në treg deri në fund të vitit 2013.

Njëra nga karakteristikat kryesore të këtij koncepti është dizajni dinamik dhe shumë modern. Sa do të transmetohet kjo në fund në versionin përfundimtar pritet të shihet dhe ta kuptojmë pas disa muajsh.

Burime të caktuara besojnë që “Lexus” është i gatshëm “ta dërrmojë” tregun që t’i bëjë konkurrencë modeleve të njohura gjermane në këtë segment. Lexus LF-CC e vë në lëvizje motori 4-cilindërsh 2.5-litra benzinë dhe motori elektrik, të cilët së bashku zhvillojnë rreth 200 KF. Nga detajet e tjera teknike në “Lexus” përmendin vetëm edhe ndërfaqen e re HMI (Human Machine Interface) për menaxhimin me “infotainment”. Më shumë të detaje për këtë veturë do të mësohen pas premierës në Paris./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button