Qeveria përmes labirintheve i futë në procedurë ligjet kontestuese

Propozim ligji për futjen, shpërndarjen dhe përhapjen e shtypit të huaj, filmit të huaj dhe për veprimtarisë informative  të huaj në Republikën e Maqedonisë që hyri në procedurë parlamentare dhe që ishte kontestuar nga opozita pikërisht nenet ku korrespodentët dhe zyrat e korrespodentëve të huaj të përhershëm dhe të përkohshëm, kishin të drejtë që nga Republika e Maqedonisë t’u dërgojnë informata agjencive të veta përkatësisht publikimeve periodike pa çfarë do qoftë lajmërimi ose miratimi. Por nuk  guxonin që nëpërmjet anketës të grumbullojnë të dhëna dhe mendime në Republikën e Maqedonisë është kontestuese ishte kontestuese edhe ripërtërirja e lejes për çdo vit në ministrin e punëve të jashtme. Për këtë ligj nuk u shqyrtuan amendamentet dhe ky ligj u humbë në labirinthet e parlamentit.

Qeveria tash ka lëshuar në procedurë parlamentare ligj të rijë tjetër edhe atë PROPOZIM-LIGJ për veprimtari të huaj informative  në Republikën e Maqedonisë që e rregullon të njëjtën materie por emrin e ka ndryshe. Por edhe ky propozim ligj ka mangësi që do ti kufizon mediat e huaja edhe atë:

E para: është e pa pranueshme që kompetent për akreditimet të jetë Ministria e punëve të jashtme. Në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2006 korrespondetët e huaj dhe zyrat e huaja për korrespondencë regjistroheshin me leje nga Agjencia për informata, ndërsa nga viti 2006 me mbylljen e Agjencisë dhe me marrjen e një pjesë të punësuarve nga Agjencia në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë këto akreditime i lëshon Sekretariati i Përgjithshëm. Mendojmë se ky sekretariat duhet të vazhdon me akreditimin pasi shumë vende të botës nuk është kompetencë e kësaj ministrie por e institucioneve apo drejtorive të informatave.

E dyta: propozimi i ri i ligjit përmban dispozita për mënyrën e regjistrimit të institucioneve të huaja informative, gjendjen e tyre si dhe akreditimin e përfaqësuesve të mjeteve të huaj për informim dhe mbikëqyrje. Me Propozim-ligjin institucionet e huaja informative në Republikën e Maqedonisë mund të themelohen vetëm në  bazë të marrëveshjes së nënshkruar bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe vendit të huaj përkatës.   Shtrohet pyetja a ka të nëshkruar marrëveshje bilaterale me Shqipërinë ose më Kosovën.

E treta; Akreditimin që e jep Ministria e Punëve të Jashtme për periudhë prej një viti dhe ai mund të vazhdohet në pajtim me vazhdimin e aktvendimit nga neni 10 paragrafi 2 i këtij ligji.  Korrespondentit të huaj të përhershëm, e drejta për kryerjen e veprimtarisë informative i vazhdohet për çdo vit të ardhshëm në bazë të kërkesës së parashtruar për vazhdim të regjistrimit më së voni 15 ditë para kalimit të afatit të vlefshmërisë së regjistrimit.  Kjo dispozitë është një lloj presioni ndaj mediumit që mund të shantazhohet nga Ministria e punëve të jashtme.

E katërta: Ministria e Punëve të Jashtme me aktvendim mund ta shlyejë korrespondentin e përhershëm nga regjistri dhe do t’i hiqet akreditimi nëse nuk u përmbahet normave në fuqi në Republikën e Maqedonisë. Kurse në ligj nuk është e shpjeguar në cilat raste mundë ti merret akreditimi.

Shkruan: Izeti Zeqiri, deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button