Dëshironi t’ia fitoni zemrën atij? Është shumë e thjeshtë!

Rruga deri te zemra e mashkullit është relativisht e lehtë, e në qoftë se i plotësoni këto tri nevoja, atëherë me siguri që do ta përfitoni vëmendjen e tij tërësisht. Meshkujt janë krijesa të thjeshta të cilat nuk dëshirojnë që ta komplikojnë lidhjen e tyre me një femër dhe prandaj kërkesat e tyre, të cilat ua paraqesim më poshtë, janë mjaft të thjeshta.

Shpeshherë femrat pyesin se çfarë pret një mashkull nga një lidhje. Me siguri supozoni se cilat janë ato gjëra. Marrë në përgjithësi, meshkujve u nevojiten vetëm tri gjëra për t’i bërë ata të lumtur në një lidhje.

1. Intimitet
Gjëja e parë në listë është intimiteti dhe marrëdhëniet i cili, siç e dimë, është shumë i rëndësishëm për meshkujt. Edhe pse shumica e meshkujve e duan edhe ushqimin e mirë, në qoftë se duhet të zgjedhin mes këtyre dyjave, supozojmë se shumica do ta kishin zgjedhur atë të parën. Prandaj, për një mashkull është më se e rëndësishme që të kenë përputhshmëri kimike me partneren. E, edhe kjo është shumë e thjeshtë për tu arritur, sepse në qoftë se  jeni të gatshme të keni marrëdhënie të rregullt me të, ai do t’ju konsiderojë si të përshtatshme për të.

2. Rehati

Meshkujt duan që femrat t’ua mundësojnë kënaqësinë e një atmosfere të ngrohtë dhe siguri në të cilën do të ikin nga monotonia e përditshmërisë. Ata e duan përkrahjen femërore dhe fjalët e buta të cilat u japin përkrahje dhe komoditet. Në qoftë se vazhdimisht e trajtoni me përbuzje dhe e kritikoni apo haptas e shprehni antipatinë që keni, me siguri do të dëshirojë të jetë në një vend tjetër, me dikë tjetër.

3. Shoqëri 

Meshkujt duan të jenë krahas dikujt me të cilin do të argëtohen, do t’i ndajnë interesat, ëndrrat, qëllimet dhe sensin e humorit, dikush me të cilin do t’i vijë interesant të shoqërohet dhe të përjetojë aventura të ndryshme. Thjesht, duan të jenë me një femër e cila do të kënaqet në shoqërinë e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button