Cilat janë trendet e kësaj vjeshte?

Nga buzët e kuqe, deri te sytë “smokey” e te hijet neone, pamjet si pa grim dhe gërshetat e holla, kjo vjeshtë është si e krijuar për eksperimentime me trend.
Ditët më të shkurtra dhe më të ftohta janë ideale për provimin e grimit “më të rëndë”, sepse gjatë kësaj kohe flokët kanë më pak yndyrë, kurse grimi duket më pak i theksuar.

Ngjyrat kundër njëra-tjetrës 

“Christian Dior” propozon përdorimin e hijeve dhe buzëkuqve me ngjyra të theksuara, të cilat vetëm në shikim të parë nuk përshtaten mes vete. Provojeni buzëkuqin tepër të kuq, në kombinim me hijen e gjelbër si të neonit dhe me maskarë të bardhë. Me një pamje të këtillë më së mirë është që të keni një stil të thjeshtë të flokëve, sikur që janë psh flokët e hekurosur, të cilët e vënë theksin edhe më shumë te fytyra.

Flokët e ndarë në mes dhe gërshetat 

Thjesht dhe praktik, ky është përshkrimi më i mirë i stilit vjeshtor të flokëve. Kjo arrihet shumë lehtë me ndarjen e flokëve në mes. Nga secila anë bëhet një gërshetë e lartë, e cila në pjesën e pasme bashkohet në bisht.


Sytë pastele “smokey eyes” 

Hija pastele, e vënë me bollëk, në ngjyrën vjollcë, të kuqërremtë dhe të hirtë, me një vijë të trashë të ajlajnerit të zi – kjo është pamja që kanë pasur modelet e “Chanel”-it e që preferohet të bartet gjatë vjeshtës.

Grimi dramatik 

Një formë më e butë e “smokey eyes” që preferohet nga “Armani”, bazohet në ngjyrat e çelëta të hijes kozmetike, të përdorura deri në skaj të vetullave. Hija kozmetike vihet edhe nën kapakun e poshtëm, kurse në kapakun e epërm vihet një vijë e hollë e tushit të zi.

Stilet romantike 

Flokët e drejtë, të lëmuar, e të mbledhur mbi kokë, japin një pamje romantike, çfarë edhe preferohet për këtë vjeshtë e që është parë sidomos te modelet e “Valentino”-s. Krahas kësaj, provojeni edhe pamjen “si pa grim”, respektivisht me shumë pak grim, e cila bazohet në një bazë të mirë kozmetike, në një bojëkuq të butë të kuqërremtë dhe në hijen kozmetike, si dhe vetëm në një shtresë të maskarës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button