Ndarja e buxhetit sipas Marrëveshjes së Ohrit, po ose jo?

Shoqëri thellë e ndarë etnikisht në të cilën të gjithë ndajnë diçka të përbashkët- varfërinë. A përfundojnë paratë buxhetore në projekte të duhura, të shpërndara proporcionalisht dhe pa diskriminime?

“Buxhet sipas Marrëveshjes kornizë”, hyrje në federalizim ose “Buxhet sipas Marrëveshjes kornizë”, si ndarje e drejtë dhe jodiskriminuese e parave. Pyetja e nxehtë për atë se si ndahen paratë e popullit sërish është në mejdan. Për opinionin e ekspertëve vendorë, kjo është temë thelbësore, hapja e të cilave në gjendje marrëdhënieve “të acaruara” ndëretnike mund të ketë pasoja serioze negative. Sipas eshalonit afarist shqiptar ndarja e barabartë dhe etnikisht proporcionale e parava është e pashmangshme.

Nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore përkujtojnë se Marrëveshja kornizë e Ohrit “ka model për ndarje ekonomike dhe të gjithve duhet t’u lejohet menaxhimi i resurseve që u përkasin dhe për të cilat kontribojnë të gjithë. Kur flasim për ndarjen e resurseve financiare, e këty fillojnë konfliktet. Megjithatë, kjo temë do të jetë shumë e rëndësishme dhe qendrore. Ajo që e bën më të rëndësishme është ajo se është pjesë e decentralizimit, që konsiderohet si shtylla themelore e marrëveshjes kornizë”, theksojnë nga Oda për Portalb.

Ndonëse zgjidhjet e tanishme ligjore nuk lejojnë mundësi për ndarje të fortë të parave sipas kritereve etnike, megjithatë nga Oda konsiderojnë se duhet gjetur mënyrë që të  zbatohet edhe kjo. “Propozojmë që të bëhet njëfarë ndarje etnike sipas rrugës së tërthortë, përmes ndryshimit të Ligjit për buxhet, ku do të përcaktohet se buxhetet e disa ministrive të caktuara të rëndësishme për bashkësitë etnike të ndahet nga buxheti qendror dhe të miratohen në procedurë të posaçme kuvendore me shumicë të Badenterit, siç bëhet tani me buxhetin e Avokatit të Popullit, theksojnë biznesmenët e këtij asociacioni.

Analiza tregon se kjo garniturë qeveritare nga viti në vit projekton buxhet megaloman. Pas rebalancit të parë, buxheti për këtë vit 2012 është projektuar në 2.6 miliardë euro, gjegjësisht po aq para planifikon deri në fund të këtij viti të shpenzojë kjo Qeveri. Nga ekonomia dhe nga qytetarët, sipas asaj që planifikohet, duhet të mbledhen 2.4 miliardë euro.

Buxhet – shpenzime

2011         2.6 miliardë euro

2010         2.4 miliardë euro

2009         2.2 miliardë euro

“Në një vend në të cilin ka ndarje të thellë etnike, atë që e ndajmë të gjithë është varfëria, thekson profesoresha universitare Biliana Vankovska. “Në thelbin e konflikteve etnike me të vërtetë njëra nga pyetjet qendrore, përveç atyre simbolike dhe identitare, është distribuimi i resurseve, që janë pozicionet, puënsimet, financat. Ky është një rrëfim pa fund, sepse në vend që të merret parasysh e mira e përgjithshme, dimensioni zhvillimor, çdonjëri tërheq kah vetja. Kjo është hapja e Kutisë së Pandorës, veçmas në një shtet i cili është thellë i ndarë dhe në të cilin ne e fillimisht e ndajmë varfërinë, e jo mjetet e realizuara”, vlerëson profesoresha Vankovska.

Sipas saj çështja e “Buxhetit sipas Marrëveshjes kornizë” është thelbësore në gjendje të pazarllëqeve të pasinqerta politike dhe shton “Çështja është thelbësore dhe mund të ketë reperkusone të thella mbi tërësinë e sistemit politik, ndaj shtrohet pyetja, a kanë vizion politikanët, veçmas ata që e përfaqësojnë qasjen e tillë, për zhvillimin e Republikës. Tani për tani, aq sa di, kërkohet miratimi i buxhetit me shumicë të dyfishtë, a.q parimin e Badenterit, që do të thotë se kriteri etnik do të jetë parësor para çdo gjëje”. Në konceptin e tanishëm të ndarjes së parave popullore, ekonomistët e Odës së Maqedonisë Veriperëndimore shohin një model diskriminues.

“Politika aktuale ekonomike deri më tani nuk ka marrë asnjë masë që të ecet në këtë vijë e cila do të siguronte disperzim proporcional të parave popullore nga buxheti. Sipas kësaj politikat të cilat momentalisht Qeveria i zbaton nuk ka shenjë të tillë, sepse ajo praktikon një politikë populiste. Kjo është evidente edhe me projektin e gazifikimit të Maqedonisë, në të cilin rajoni veri-perëndimor, kryesisht i banuar me shqiptar është lënë për në etapën e fundit”, theksojnë nga Oda. 

Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button