Projekt mahnitës, dërgon trenin në hapësirë (VIDEO)

Projekti mahnitës i një babai për të dërguar në hapësirë lodrën më të preferuar të të birit, është bërë një “hit” në Youtube. Kjo, pasi i gjithë rrugëtimi i trenit të vogël drejt hapësirës, është dokumentuar nga imazhet e një videoje të realizuar nga Ron Fugelseth. Gjithçka është bërë e mundur në sajë të një topi meteorologjik që ka dërguar në hapësirë trenin e vogël të pagëzuar me emrin “Stanley”.

Në sajë të një telekamere HD është filmuar një video rreth 1 orë, falë edhe një celulari të vjetër me GPS. Deri tani, ajo ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke marrë 200 mijë klikime brenda 48 orëve, ndërkohë që në total e kanë shikuar rreth 1 milionë vetë. Video shfaq të gjithë itenerarin, nga sigurimi i balonës deri te lëshimi i saj, për të mbërritur 27 milje larg Tokës. Fluturimi në hapësirë bashkë me trenin e vogël, ka qenë gjithmonë dëshira e fëmijës 4-vjeçar e në një farë mënyrë, i ati ia ka bërë realitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button