Angelina Jolie në pritje të një transplanti mëlçie?

Disa thashetheme po qarkullojnë në lidhje me shëndetin e Angelina Jolie-s. Mendohet se ajo vuan nga Hepatiti C. Sipas revistës “National Enquirer”, partnerja e Brad Pitt-it vuan nga Hepatiti C, sëmundje te cilën e ka marrë në kohën e rinisë kur abuzonte me tatuazhet apo drogën.

Një burim ka thënë për revistën: “Brad-i mendon se problemet shëndetësore te Angi-t vijnë si pasoje e stresit te madh, por miqtë mendojnë se ka diçka edhe më të keqe, ajo mund të jetë prekur nga Hepatiti C.” Burimi pohon gjithashtu se vizita ne Siri tek refugjatët u shkurtua për shkak të “dhimbjes së madhe të kokës dhe dehidratimit”.

Revista “National Enquirer” shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie. Stafi i saj ka reaguar menjëherë. Zëdhënësja  e saj ka deklaruar se ky lajm është i rremë dhe se dobësimi i Angelinas vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button