‘Dëgjohet’ albumi, ‘shitet’ trupi

Para një periudhe relativisht të shkurtër kohore, në bisedë e sipër me një profesor timin të nderuar, u habita kur kuptova faktin se për kandidatët-studentë të ardhshëm, të cilët konkurojnë në drejtimet e artit, përpos testit të njohurive të përgjithshme dhe aftësive, ata duhet të hyjnë edhe në filtrat e psikologut për të dhënë provimin pranues në fakultet. Fillimisht, ia shtrova vetes pyetjen, është drejtim shumë i rëndë muzika dhe arti që kaq specifik na qenka, kundrejt shumë drejtimeve në të cilat studenti regjistrohet në bazë të suksesit?! 

Nga pozicioni i një qytetari të rëndomtë, një akt të tillë e vlerësova shumë. Edhe pse u përmendën artet, mua më shkoi mendja më së shumti tek muzika. Thashë me vete, këngëtarët shpesh pjesë të pandashme, pse jo edhe profesionale në jetën e tyre e kanë televizionin- ekranin, është shumë racional një seleksionim i këtillë. Jo të gjithë dinë të paraqiten, poashtu jo të gjithë duhet të dalin para ekranit! Më bëri optimist fakti se, të rinjtë të cilët do të merren me art në të ardhmen do të jenë profesional, dinjitoz, konform rregullave etike të paraqitjes dhe më të përzgjedhur, nga ata të cilët i kemi pasur! Mirëpo, pas pak, optimizmi, kaloi në pesimizëm… Mos vallë, “artistët-këngëtarët”, e sodit i takojnë një gjenerate të vjetër, dhe presim ditë më të mira? Jo, jo! Këngëtarë e këngëtare, në ditët e hershme të rinisë. Mu këta të rinj po bastardojnë artin, muzikën, kulturën po dhe degradojnë etikën mediale!

Duke pasur parasysh faktin se arti është: “Tërësia e rregullave dhe e metodave që kërkohen për ta kryer me mjeshtëri e në mënyrë të përsosur një veprimtari; njohja e hollë e një pune dhe aftësia për ta kryer atë si duhet”.  Sot, tek këngëtarët, muzika dhe spotet e tyre, gjen çfarëdo tjetër, përpos, komponentave: rregull, metodologji, mjeshtëri, përsosmëri, njohje dhe aftësi…Sot, “dëgjon” këngë të vjedhura, “muzikë” pa vlera artsitike, dhe shohësh “spote” degjeneruese e çoroditëse!

Duhet vetëm njëherë të dëgjosh një prononcim shumë të shkurtër të disa këngëtarëve, për të kuptuar fillimisht, se sa iu kap “radari” dhe më pas se çfarë mund të pritet nga të njëjtit! Këtu nuk duhet të jesh psikolog, si në rastin, kur bëhen seleksionimet. Nuk ia vlen të përmenden ndoshta emrat e atyre, që kanë sjellë punën që spotet e tyre të mos publikohen gjatë ditës, mirëpo sa për kureshtje. Kur të dëgjosh se flet Ermali, thua: ders, dëshiron të tregojë djali, s’ia vlen bara-qirasë, nuk dëgjohet…(deshi edhe me ilahi të merret, mirëpo, i ra “pishman”, bëri komplet diçka tjetër!…); kur flet Nora, në një fjali disa herë përmend “mami, mami”…(pa mos hyrë në analizë psikologjike, të jep përshtypjen se gjendet në një stad të hershëm zhvillimor!); kur ta dëgjosh Gentën, thua; “Amerika personalitete me vlerë dëbon, ‘ja-ja’ çfarë pranon” (në një fjali i mungon aspekti sintaksor, morfologjik, logjik, psikologjik etj’ etj; “faqet kolor” të gazetave para do kohe ishin të mbushura me prononcimin e saj se ende nuk i kaluar kufinjtë, ka për të bërë edhe më keq dhe se nuk i bëjnë përshtypje censurimet në disa televizone…).

 Mjerim!

Është bërë hit më thënia: “Muzika shqipate në televizion nuk dëgjohet, por shiqohet”. Nga efektet tepër negative që sjellin pamjet e spoteve të këtilla, veçmas tek fëmijët dhe të rinjtë, që si pasojë kemi krizë morale, nëse censurimi nuk vin nga ana e redaksisë televizive, atëherë të paktën nga ana jonë duhet injorim nda tyre, me një veprim shumë të thjeshtë dhe aspak të kushtueshëm: shtypje e sustës për të ndryshuar programin dhe harxhim dhjetë denarësh i baterive, të cilat po t’i përdornim vetëm për këtë rast do na qëndronin shumë gjatë, sepse pseudo-këngëtarët e tillë nuk zënë ndonjë hapsirë të madhe mediale. Kësaj rradhe “atakojmë” këngëtarët, me të cilin rast shpresojmë se do të marrin mësim edhe televizionet të cilët kanë “skemë të bujshme” programore dhe nuk censurojë spote të këtilla! 
Këta individ (duke kursyer fjalën person), kohën e fundit na dolën më të “mençurit” e estradës, të cilët të insipruar nga këngëtarët e këngëtaret bullgare, si duket në vend se të shesin albumin, “shesin” trupin!

Në këtë kohë si duket, ata të cilët me profesionalizëm plasojnë, s’kanë vend ku të publikojnë; ata të cilët mund të korrigjojnë s’kanë ku të korrektojnë; ata të cilët me etikë profesionale punojnë, ndoshta s’kanë kujt të ia dedikojnë, atë që e bëjnë!

Lajme të ngjashme

Back to top button