Mosmarrja e datës në qershor, opozita shqiptare në RMV kërkoi zgjedhje parlamentare

Me kumtimin e lajmit se në shtator Gjermania do të vendos për dhënien e datës ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian (BE), partitë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarë(ASH) kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami shkak i shkuarjes së zgjedhjet parlamentare, është mosplotësimi i premtimit të nisjes së negociatave gjatë muajit qershor.

“Pasiqë nuk u arrit të plotësohet premtimi për nisjen e negociatave brenda këtij muaj, si dhe nuk është dhënë asnjë garancë për datë për hapjen e negociatave edhe brenda këtij viti, ne inkurajojmë kryeministrin të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave me siguri do të vijë një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, tha Kasami, gjatë reagimit të tyre për dështimin e marrjes së datës nga BE-ja.

Për shkak të dështimit të marrjes së datës nga BE-ja, zgjedhje të parakohshme parlamentare ka kërkuar edhe ASH-ja.

“Në përputhje me deklaratat e deritanishme të Kryeministrit Zaev, dështimi i qeverisë LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin kushteve  për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist i çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI dhe i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga ASH-ja.

Përndryshe, kërkesa e opozitës shqiptare vjen fill pas kumtimit të informacionit se në shtator Bundestagu i Gjermanisë do ta vendos për marrjen e datës së RMV-së nga BE-ja për nisjen e negociatave qasëse. Premtimet dhe pritshmëritë e partive në pushtet dhe publikut ishin se data nga BE-ja me shumë gjasë do të merret në qershor. Sipas deputetit të Gjermanisë, Josip Juratovic, vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv.

Nga ana tjetër, Ambasada e Holandës në RMV ka njoftuar se Qeveria e Holandës do ta kushtëzojë marrjen e datës me miratimin e Ligjit për prokurori publike, respektivisht përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Për PSP me muaj janë zhvilluar negociatat mes pushtetit dhe partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, por ende nuk është arritur zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button